Business Reset 2026: A është ky eventi i radhës, apo ka diçka ndryshe?


Eventet kanë një skemë që e njohim të gjithë: zhvillohen në një sallë hoteli, tre rreshtat e parë janë të rezervuar për protokollin, moderatori lexon biografitë, ndërsa paneli i radhës merr fjalën për 10 minuta secili. Në minutën e njëzetë, gjysma e sallës ka nxjerrë telefonat. Fotot dhe videot dalin bukur, postimi në rrjete sociale merr pëlqime, por të hënën në mëngjes askush nuk ka ndryshuar asgjë në biznesin e vet.

Sa më sipër nuk është kritikë ndaj iniciativave serioze. Problemi qëndron te formati i përsëritur. Shumica e eventeve sjellin skenën, dritat dhe rendin e ditës, por lënë jashtë arsyen kryesore pse ekziston një konferencë biznesi: që pjesëmarrësit të kthehen në zyrë me mjete dhe metoda që mund t’i zbatojnë që të nesërmen.

Business Reset 2026 sjell pikërisht këtë, një ditë me fokus të plotë te zhvillimi praktik, rishikimi i strategjive dhe rinisja me plane konkrete.

Çfarë e bën Business Reset 2026 ndryshe?

Në stadin ku ndodhet tregu sot, bizneset nuk kanë më nevojë për teori të përgjithshme apo prezantime që synojnë vetëm shitjen e shërbimeve. Business Reset është ndërtuar si një platformë ndërvepruese ku brandet, ekspertët dhe udhëheqësit e industrive bashkohen për të ndarë përvojë reale.

Çdo pjesëmarrës largohet me idetë, metodologjitë dhe partneritetet e nevojshme për të nisur një reset të vërtetë në biznesin e vet.

Shtyllat Kryesore të Konferencës

1. Teknologjia dhe Inovacioni (Sistemet ERP, Automatizimi, Inteligjenca Artificiale)

2. Marketing & Media (Autenticiteti i brandit, Personal Branding, Strategjia e Komunikimit)

3. Burimet Njerëzore & HR (Strukturimi i pagave, Kultura e bashkëpunimit, Rekrutimi i së ardhmes)

Në vend të diskutimeve në nivel makro se ku po shkon bota, në Business Reset do të flasim konkretisht për zgjidhjet që ofrohen sot, sfidat reale të tregut shqiptar dhe rajonit, si dhe mënyrën se si mund ta auditoni e përshkallëzoni biznesin tuaj.

Si do të duket dita e 12 Nëntorit në Hotel Marriott Tirana?

Main Stage & Experience Zone (08:30 – 13:45)

Në skenën kryesore, drejtues e ekspertë të njohur ndërkombëtarë e lokalë do të ndajnë histori suksesi, tendenca tregu dhe praktika më të mira që frymëzojnë ndryshim.

Paralelisht, gjatë gjithë ditës do të jetë e hapur Experience Zone, një hapësirë interaktive me demo live, kënde partnerësh dhe mundësi të drejtpërdrejta për networking e bashkëpunime biznesi.

Dreka & Networking (13:50 – 15:00)

Momenti për t’u lidhur me kolegë e partnerë, për të shijuar drekën dhe për të zhvilluar biseda argëtuese. Kjo hapësirë shërben si një moment reflektimi pas prezantimeve të paradites, dhe si urë lidhëse për të shkëmbyer kontakte të reja biznesi. Më pas, pjesëmarrësit mund të drejtohen drejt sallave përkatëse për të nisur sesionet e workshopeve të përzgjedhura. 

9 Workshope Paralele (15:00 – 19:15)

Pasdita kthehet me energji dinamike me 9 workshope të ndara në 3 salla paralele. Pjesëmarrësit mund të zgjedhin agjendën e tyre sipas nevojave të ekipit:

● Tech: Zbatimi dhe përshtatja e ERP/Odoo për proceset e punës dhe menaxhimin e performancës (Gentian Gjiknuri — String).

● HR: Profilet e personalitetit në punë (Toby Lee — The Predictive Index), ndërtimi i strukturave të drejta të pagave (Dalina Gjiçali — EPPC), dhe trendet e rekrutimit (Spartak Alibali — Deloitte).

● Marketing: Fushatat autentike në epokën e AI (Jonida Këllezi — EasyPay), integrimi i AI në përfaqësimin e brandit (Olga Grabocka — iDigitalise), sinergjia mes HR dhe Marketingut për vitin 2027 (Renato Civili — Gener 2), si dhe Personal Branding (Jori Vila — Oz Marketing).

After Hours Cocktail & Networking (19:15)

Business Reset ka menduar për të gjitha!  Atmosfera ngrohet me një kokteij elegant pas një dite intensive. Një mundësi e fundit për të konsoliduar njohjet e reja dhe për t’u kthyer 

Kush do të jetë aty?

Business Reset mbledh bashkë vendimmarrës, sipërmarrës, drejtues, menaxherë marketingu e HR, si dhe ekspertë nga kompani me rritje të shpejtë, brande ndërkombëtare dhe SME nga Shqipëria e rajoni.

Ndër folësit dhe ekspertët e konfirmuar që do të ndajnë njohuritë e tyre gjatë ditës janë Gentian Gjiknuri(String), Fisnik Ismaili (Karrota), Yiannis Dimos (Le Spot Group), Toby Lee (The Predictive Index), Dalina Gjiçali (EPPC), Lorent Gordi(Philip Morris International), Jonel Kristo (ISN Albania), Blendi Salaj dhe Biljana Meckarovska (MPG Skopje). Atyre u bashkohen gjithashtu ekspertët dhe drejtuesit e sesioneve të pasdites, si Renato Civili (Gener 2), Olga Grabocka (iDigitalise), Jonida Këllezi (EasyPay), Jori Vila (Oz Marketing) dhe Spartak Alibali (Deloitte). 

Rezervoni Vendin Tuaj

Blini biletën dhe zgjidhni deri në 3 workshope dhe personalizoni agjendën tuaj për datën 12 Nëntor në Hotel Marriott Tirana.

Biletat dhe Agjenda e Plotë: businessreset.al/#tickets



Burimi Geekroom.al