Apple ka prezantuar një seri të re të MacBook Pro, e cila do të shitet krahas modeleve ekzistuese dhe sjell dy ndryshime të rëndësishme: ekranet OLED dhe mbështetjen për prekje, për herë të parë në historinë e kompjuterëve Mac.
Ekrani i ri, i quajtur PROLED XDR, përdor teknologjinë Tandem OLED, e cila kombinon dy panele OLED për të rritur ndriçimin. Ai arrin deri në 2,000 nits ndriçim maksimal dhe 1,000 nits ndriçim të vazhdueshëm, ndërsa mbështet frekuenca rifreskimi nga 10Hz deri në 120Hz, si dhe gamën e ngjyrave P3 dhe Adobe RGB.

Përveç ekranit me prekje, Apple ka zëvendësuar notch-in me Dynamic Island. Megjithatë, kompania nuk ka shtuar Face ID apo mbështetjen për Apple Pencil, ndërsa Touch ID mbetet mënyra e vetme biometrike për identifikim.
Modelet e reja janë pak më të vogla dhe 200–300 gramë më të lehta, në varësi të madhësisë. Sistemi termik është ridizenjuar për të larguar ajrin e ngrohtë nga ekrani, ndërsa logoja e Apple në kapakun e pasmë ndriçon sërish, duke rikthyer një element karakteristik të MacBook-ve të vjetër.

Sistemi audio vjen me gjashtë altoparlantët, por përfshin woofers të rinj me bas 50% më të thellë dhe tweeter të përmirësuar.
Për sa u përket specifikimeve të tjera, modelet ruajnë çipat M5 Pro dhe M5 Max, opsionet e memories, hapësirën e ruajtjes, lidhjet dhe autonominë e baterisë.
Çmimet dhe disponueshmëria
MacBook Pro 14-inç me M5 Pro nis nga 2,899 dollarë, ndërsa modeli 16-inç kushton 3,399 dollarë. Versionet me M5 Max kushtojnë përkatësisht 4,499 dhe 4,799 dollarë.
Paraporositë kanë nisur, ndërsa shitjet do të fillojnë më 6 nëntor.










