Robotët japonezë u japin personave me aftësi të kufizuara mundësinë të punojnë si guida turistike


Një kompani japoneze e robotikës po përdor teknologjinë për t’u krijuar mundësi të reja punësimi personave me aftësi të kufizuara, duke i lejuar ata të punojnë si guida turistike pa u larguar nga shtëpia. Projekti i kompanisë OryLab përdor robotë të vegjël të telekomanduar, përmes të cilëve operatorët mund të komunikojnë me turistët dhe t’u prezantojnë atraksionet e Tokios.

Roboti, i quajtur OriHime, është vetëm 23 centimetra i gjatë dhe peshon rreth 635 gramë. Ai është i pajisur me kamerë HD, mikrofon, altoparlant dhe krahë të lëvizshëm. Vizitorët e mbajnë robotin mbi supe përmes një mbajtëseje të posaçme, ndërsa personi që e kontrollon nga distanca mund të shohë ambientin përreth dhe të komunikojë drejtpërdrejt me grupin.

Today, there are around 10 pilots that are qualified to be an OryLab tour guide.

Një prej operatoreve është 39-vjeçarja Aya Kaji, e cila për shkak të sklerozës multiple humbi aftësinë për të ecur në vitin 2022. Pasi u detyrua të largohej nga puna e saj si kërkuese në sektorin energjetik, ajo iu bashkua OryLab në vitin 2024. Sot punon rreth 20 orë në javë, duke udhëhequr turistët në lagjen historike Nihombashi dhe duke prezantuar kulturën japoneze.

Aya Kaji piloting an OriHime robot from her home.

OryLab, e themeluar në vitin 2012, punëson rreth 80 persona që kontrollojnë robotët në një kafene në Tokio. Aktualisht, 10 prej tyre janë kualifikuar edhe si guida turistike.

Themeluesi Kentaro Yoshifuji synon të përdorë robotikën për të kapërcyer kufizimet fizike dhe për t’u mundësuar njerëzve të jenë pjesë aktive në shoqëri.



Burimi Geekroom.al