Igli Tare te PSG? Ish-kapiteni i Shqipërisë publikon foton që ngjall dyshime për një lëvizje të bujshme


Ish-kapiteni i Shqipërisë publikon në Instagram një fotografi të ish-drejtorit të Lazios dhe Milanit me presidentin e Paris Saint-Germain. Një sinjal i rastësishëm apo diçka më shumë? Emri i shqiptarit ishte përmendur edhe më parë në planet e klubit francez, madje me vlerësimin e veçantë të Al-Khelaifit.

Një postim në rrjetet sociale ka mjaftuar për të rikthyer në vëmendje emrin e Igli Tares dhe për të ngritur pikëpyetje mbi një lëvizje të mundshme në futbollin europian. Bëhet fjalë për Edvin Muratin, ish-futbollistin dhe kapitenin e Kombëtares shqiptare, i cili ka publikuar në Instagram një fotografi ku shfaqen Igli Tare dhe presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi.

Ajo që tërheq vëmendjen është mbishkrimi i shkurtër i Muratit: “Gooooooo”. Një mesazh që mund të lexohet si një sinjal pozitiv dhe që, duke parë lidhjen e tij të ngushtë me drejtuesit e klubit parizien, ka mjaftuar për të nxitur aludimet.



Burimi Shekulli.com.al