“Mshele gojën”, dalin momentet e tensionuara mes Valdetit dhe Valdrinës në formatin gjerman


Pjesëmarrja e Valdetit dhe Valdrinës në “Big Brother VIP Kosova 5” ka rikthyer në vëmendje edhe paraqitjet e tyre të mëparshme televizive.

Së fundmi, një video nga pjesëmarrja e çiftit në formatin gjerman “Couple Challenge” po bën xhiron e rrjetit, ku dyshja shihet duke debatuar gjatë një sfide.

Në pamjet që po qarkullojnë, Valdrina i kërkon Valdetit të ketë kujdes me sjelljen e tij para kamerave, duke iu drejtuar edhe me fjalët “Turp të kesh”.

Teksa debati mes tyre vazhdon, në fund të videos Valdrina i drejtohet bashkëshortit me shprehjen “Mshele gojën”.

Videoja ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit po komentojnë me humor momentet e dikurshme të çiftit.

Kujtojmë se Valdeti dhe Valdrina aktualisht po garojnë si një banor i vetëm në edicionin e pestë të “Big Brother VIP Kosova”.

/Prive By LS





Burimi Privebruto.com