Shënojnë rënie, kostot e ndërtimit të banesave

Kostot e ndërtimit të banesave shënuan një rënie të lehtë prej 0.1 % në tremujorin e katërt të 2020-ës krahasuar me tremujorin e katërt 2019.

Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë shpenzimet për makineri u rritën me 0.8 %. Ndërsa, ulje kanë shënuar shpenzime për paga me 2.1 %, shpenzimet materiale me 0.8 % dhe shpenzimet e transportit me 0.7 %.

Ndërsa krahasuar me tremujorin e tretë të 2020-ës kostot e ndërtimit të banesave shënuan rritje me 0.1 %.

“Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2020, rritje kanë shënuar shpenzimet për makineri me 0.7 %, shpenzimet për materiale me 0.2 % dhe shpenzimet për paga me 0,1 %. Ndërsa, ulje kanë shënuar shpenzimet e transportit me 0.8 %.

GELDTrade.al