Universiteti i Arteve ka shpallur tenderin, 5.4 milionë lekë për sallën e koncerteve

Ministria e Kulturës ka shpallur një tender për Universitetin e Arteve në Tiranë.  Objekti i tenderit është mbikëqyrja e punimeve për “Restaurimin, rikonstruksionin dhe Rinovimin e Sallës së Koncerteve”. Fondi i vënë në dispozicion të projektit është 5.4 milionë lekë.

Tenderi i shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik do  të qëndrojë i hapur deri më 18 mars. Afati kohor për ekzekutimin e projektit është 14 muaj, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues.

GELDTrade.al