Tatimpaguesit, mundësi për pagesën me këste për detyrim tatimor të papaguar

Administrata Tatimore rikujton se për të gjithë tatimpaguesit që përkohësisht gjenden në situatë të vështirë financiare se ligji “Për procedurat tatimore në RSH” iu jep të drejtën për të paguar me këste një detyrim tatimor të papaguar.

Tatimet informuan se për këtë tatimpaguesit duhet t’i drejtohen me shkrim drejtorit të Drejtorisë Rajonale Tatimore ku ata janë të regjistruar për të lidhur marrëveshje të pagesës me këste për detyrimet tatimore.

“Kur Administrata Tatimore konstaton se një tatimpagues nuk ka paguar plotësisht dhe në datën e caktuar detyrimet tatimore, ajo i dërgon atij, në rrugë elektronike pranë llogarisë personale në e-Filing dhe/ose me postë rekomande, një njoftim me shkrim, ku kërkon pagesën e plotë të detyrimit tatimor. Nëpërmjet këtij njoftimi, Administrata Tatimore i evidenton tatimpaguesit detyrimet tatimore të papaguara dhe e fton në vetpërmbushje të detyrimit”, bën të ditur DPT. 

GELDTrade.al