Nokia dhe Samsung marrëveshje për licencimin e patentave për videot

Kompania finlandeze e komunikimeve ”Nokia Corp” deklaroi se ka nënshkruar një marrëveshje licencimi patente me kompaninë ”Samsung Electronics Co Ltd” të Koresë së Jugut që mbulon përdorimin e inovacioneve të Nokia në standardet e videos.

Sipas marrëveshjes, Samsung do të bëjë pagesa për Nokia, por detajet nuk u bënë të ditura.

Sipas Jenni Lukander, president i Nokia Technologies, marrëveshja me Samsung vërteton më tej investimin e Nokia në kërkimin dhe zhvillimin dhe kontributet në standardet e teknologjisë video dhe multimedia.

GELDTrade.al