Trendi i “turizmit të bardhë”! Eksplorimi i zonave malore një tendencë e pëlqyer nga shqiptarët

Agjentët e GELDTrade të turizmit shprehen se pushimet janë gjithmonë, një moment shkëputje për shumë njerëz nga ritmi i ditëve të zakonshme, të nevojshme për të gjetur energji dhe mendime të reja. Turizmi i bardhë ose “pushimet e bardha” janë ato të cilat po shndërrohen në zbulime vendesh të reja, aty ku dimri takon me bardhësinë e tij vende dhe njerëz te ndryshem.

Prej shumë kohësh edhe kjo stinë është e khtyer në një traditë pushimesh sigurisht në përshtatje me buxhetet. Por ajo që po vihet re gjithmonë e më shumë është se çdo vit në Shqipëri pushimet dimërore po marrin përmasa në rritje.

Vite më parë nuk mund të flitej për turizëm të bardhë. Të pakët ishin ata të cilët udhëtonin. Tashmë ky është një trend i momentit, pasi janë zbuluar vendet ideale për të mirëpritur turistë në këto ditë të ftohta dimri. Turizmi malor duket se është shëndrruar në një nga tendencat më të pëlqyera të shqiptarëve. Dëshira për të kaluar pushime nuk mbetet vetëm në sezonin veror.

Dimri është një mundësi po aq bindëse për të kaluar bukur dhe ndryshe përmes udhëtimesh apo sporteve dimërore. Në shumicën e rasteve pyetja me e zakonshme që njerëzit shtrojnë është se cilat janë disa nga destinacionet perfekte për të provuar një aventurë dimërore, kush janë çmimet dhe alternativat që ato ofrojnë.

Destinacionet

Pyetja e përhershme mund të themi që shqiptarët shtrojnë kohët e fundit është se ku di të ishtë vendi ideal për të kaluar festat e fundvititi, jashtë apo në Shqipëri? Muaji Dhjetor mbart në vetvete dhe fillimin zyrtar të një stine të ftohtë e cila ditën e mbyll më shpejt.

Nëse në verë ishim në kërkim të netëve të gjata buzë detit, tashmë jemi në kërkim të netëve buzë zjarrit për tu ngrohur, me familjarë miq, për të kundruar nga jashtë nëse kemi fatin të shijojmë flokët e borës që mbulojnë ngadalë tokën.

Udhëtimi është ajo që i shton bukurinë kësaj stine. Udhëtime që të cojnë në vende të cilat janë mbuluar nga dëbora, ku pista e skive është gati, dhe mëngjeset të ofrojnë një bardhësi të majave të maleve të cilat të magjepsin. Sapo dimri shfaqet, edhe dëbora mbulon Shqipërinë, dy janë emrat që menjëherë të vijnë ndër mend, Dardha dhe Voskpoja. Të gjithë e kanë si mbërritje, duan të shkojnë shpesh e të rikthehen, për të vizituar keto vende, të kalojnë një fund javë ndryshe, të shijojnë emocionet që këto vende dinë të falin. Dy udhëtime të bukura, të cilat kanë çdo gjë që mund të kërkosh, është një program i cili përfshin njohjen e këtyre dy simboleve të kulturës, vjetërsisë, historisë, gastronomisë. Vende të cilat të japin një pasqyrë më të qartë për të kaluarën e vendit tonë.

Ndonëse nuk mbeten mbrapa  në verë, pasi njerëzit që udhëtojnë janë në dijeni se këto vende mund të shijohen si në dimër dhe në verë, por në dimër vizita nëpër këto vende bëhen më interesante pasi në Dardhë gjendet një pistë në të cilën çdokush mund të shijojë sportin e bukur të skive.

Oferta

Pushimet dimërore janë në rrugë e sipër për tu kthyer në një traditë për shqiptartët, një mundësi për tu larguar nga rutina e përditshme e Tiranës e jo vetëm.

“Jemi në dyshim se cilën të përmendim më parë, apo cilin të veçojmë dy “rivalet” e forta Dardhën apo Voskopojën, të dyja këto vende fshehin bukuri të cilat presin të zbulohen prej çdo udhëtari. Voskopoja, Razma, Parku Kombëtar i Luginës së Valbonës, Parku kombëtar i Thethit, Parku Kombetar i Malit të Dajtit, Bogë-Kosovë, Fshati turistik i Dardhës, Vermoshi, Brezovica janë destinacionet më të kërkuara të momentit për të patur udhëtimin e rradhës. Festat vetëvetiu janë të lidhura me udhëtimet, e këto vende prej vitesh tashme na ofrojnë një risi, të cilën me kalimin e viteve po e kthejmë në një traditë. Shqipëria është ende një vend në eksplorim, ndaj çdo ditë e re mund të jetë dhe një destinacion i ri për të eksploruar.

GELDTrade.al