Të ardhurat nga fondet speciale gjatë muajit janar të këtij viti rezultojnë rreth 9.4 miliardë lekë.
Sipas statistikave zyrtare mbi treguesit fiskalë të publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, nga fondet specialet janë mbledhur rreth 1 miliardë lekë më pak se a në të njëjtën periudhë të vitit 2020, kur u mblodhën 9.5 miliardë lekë.
Të ardhurat nga fondet speciale përfshijnë të ardhurat nga sigurimi shoqëror, sigurimi shëndetësor dhe fondi i kompensimit të pronarëve.
Nga sigurimet shoqërore u mblodhën 8.1 miliardë lekë ndërsa nga sigurimi shëndetësor të ardhurat llogariten 1.3 miliardë lekë.









