Banka e Shqipërisë/ Investimet afatgjata, kryesojnë kategorinë e kreditimit të bizneseve, në 2020

Investimet afatgjata, kryesojnë kategorinë e kreditimit të bizneseve, gjatë 2020.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se portofoli i kredisë së sipërmarrjeve u zgjerua me rreth 34.5 miliardë lekë ose rreth 280 milionë euro, për vitin e kaluar.

Nga këto, 29.5 miliardë lekë ose rreth 86 % e totalit ishte kredi e dhënë me qëllim investimin në pasuri të paluajtshme apo në makineri dhe pajisje.

Ndërkohë, portofoli i kredisë për likuiditet, përfshi overdraftet dhe kredinë për kapital qarkullues, u rrit me vetëm 4 %.

GELDTrade.al