Në janar të këtij viti hyri në fuqi ligji i ri “Për shërbimet e pagesave”, i cili sjell ndryshime të rëndësishme në infrastrukturën e pagesave.
Strategjia kombëtare e pagesave me vlerë të vogël (bankingu i hapur) parashikon krijimin e një platforme kombëtare procesimi të kartave bankare, çka do të çojë në uljen e kostove të pagesave me kartë.
Ekspertët e Bankës së Shqipërisë shprehen se ngritja e një platforme të tillë do të sillte ulje domethënëse të kostove me të paktën 30 % për transaksionet kombëtare me kartë.
Ligji i ri i krijon mundësi individëve dhe biznesit të aksesojnë të gjitha llogaritë e tyre në banka të ndryshme, nëpërmjet një platforme të vetme si dhe të iniciojnë pagesa përmes një platforme të vetme.









