Agroturizmi dhe bujtinat konsiderohen si një nga drejtimet e së ardhmes së Shqipërisë.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi shprehet se, “agroturizmi është ndër potencialet më të mëdha, tek i cili, duhet të kthejnë sytë të gjithë ata që janë në emigracion e kanë kursime”.
Sipas saj, “me investimin e kursimeve të tyre, në agroturizëm në tokën e shtëpinë së tyre, emigrantët kanë mundësi të fitojnë shumë më tepër në vendin e tyre, sesa do të mund të fitonin atje me punë të zakonshme”.
Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, ka mbështetur 66 investime të reja në bujtina në 32 bashki të vendit.
50 prej këtyre investimeve janë startup-e dhe janë gjeneruar 593 vende pune të reja, ndërsa janë krijuar 1263 shtretër të rinj në bujtina dhe agrobiznese që frekuentohen gjerësisht nga turistët vendas dhe të huaj.
Qeveria ka krijuar mundësi për të gjithë ata sipërmarrës që duan të zgjerojnë aktivitetin në fushën e agroturizmit përmes skemave kombëtare.
Skema Kombëtare e mbështetjes në Bujqësi 2021, hap aplikimet në 24 mars dhe ndër të tjera adreson mbështetje për sipërmarrësit që përfitojnë financim për të vazhduar investimit në agroturizëm.










