Miratohet rikonstruksioni i ish-repartit Renea

Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në Fletoren Zyrtare është bërë me dije se Këshilli i Ministrave ka vendosur përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e rikonstruksionit të objekteve të ish-repartit “Renea”, Drejtorisë dhe forcës së posaçme operacionale, Linzë, Bashkisë Tiranë, dhe caktimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit si njësi zbatuese.

Referuar njoftimit Këshilli i Ministrave ka vendosur:

  1. Përdorimin e fondit   të   rindërtimit   për financimin  e  rikonstruksionit  të  objekteve  të  ish-repartit “Renea”, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Linzë, Bashkia Tiranë, në masën 263 752  795  (dyqind  e  gjashtëdhjetë  e  tre  milionë  e shtatëqind  e  pesëdhjetë  e  dy  mijë  e  shtatëqind  e nëntëdhjetë e pesë) lekë pa TVSH.
  2. Drejtorisë së Përgjithshme  të  Policisë  së Shtetit, në buxhetin e miratuar për vitin 2021, i shtohet  fondi në masën 131  876  397 (njëqind e tridhjetë e një milionë e tetëqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë  e treqind e nëntëdhjetë e shtatë) lekë pa TVSH, për financimin e rikonstruksionit të objekteve, sipas pikës 1, të këtij vendimi.
  3. Caktimin e Drejtorisë  së  Përgjithshme  të Policisë së Shtetit si njësi zbatuese për rikonstruksionin e    objekteve të ish-repartit “Renea”, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Linzë, Bashkia Tiranë.
  4. Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

GELDTrade.al