Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 3.7 miliardë lekë.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë bën të ditur se këto të ardhura janë realizuar 793 milionë lekë, ose 17.6 % më pak se në 2-mujorin e vitit 2020, si dhe 308 milionë lekë ose 7.7% më pak se plani për muajin.
Ekonomia shqiptare mori dy goditje të njëpasnjëshme, atë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, i cili shkaktoi një dëm që llogaritet përtej 900 milionë eurove, ndërsa nevoja për rindërtim u llogarit mbi 1 miliardë euro, si dhe nga pandemia e shkaktuar nga virusi Sars-CoV 2.
Në këtë situatë, qeveria vendosi ndër të tjera edhe lehtësimin e biznesit duke shtyrë afatin e pagimit të kësteve të tatimit mbi fitimin gjatë vitit 2020 si dhe ta zerojë atë për bizneset me xhiro vjetore deri 14 milionë lekë për një periudhë prej 8 vitesh.









