Banka e Shqipërisë bën të ditur se normat e interesit të kredisë në euro, shënuan qëndrueshmëri gjatë muajve të parë të këtij viti.
Sipas BSH-së, normat mesatare të interesit të huadhënies në monedhën euro, regjistruan vlerë, 3.19 % në kredinë për mallra jo të qëndrueshëm, ose konsumatore.
Ndërkohë, norma e interesit të kredisë në euro për mallra të qëndrueshëm regjistroi vlerën 4.24 % dhe 9.13 % për overdraftet, pothuajse në të njëjtat nivele sa ishin edhe në fund të vitit 2020.
Diferenca e interesave mes euros dhe lekut në vitet e fundit është ngushtuar, megjithatë monedha europiane mbetet ende alternativa më e lirë në huamarrje.
BSH bën të ditur se, ndryshimi në normat e interesit mes dy monedhave përcakton nga ecurinë e treguesve benchmark (referues) në kredidhënie. Për euron treguesi benchmark është euribori, që aktualisht ndodhet në vlera negative (-0.5 % për euriborin 12-mujor). Për lekun, treguesi referues është yield-i i bonove të thesarit, që aktualisht është ndjeshëm më i lartë dhe për bonot me maturim 12-mujor qëndron pak sipër nivelit të 2%.









