Dibër hapet tenderi për rikonstruksionin e Drejtorisë Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor

Drejtoria e Pergjithshme e Sherbimeve te Transportit Rrugor Tirane ka hapur tenderin për rikonstruksionin e territorit të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Dibër. Fondi limit është 46 milionë lekë dhe afati kohor për dorëzimin e ofertave është 30 prill 2021.

Projekti parashikon rikonceptimin e pamjes së godinës me qëllim unifikimin e fasadës me të njëjtën gjuhë si drëjtoritë e tjera rajonale; krijimin e një sistemi ndriçimi dhe mobilimi urban për ambjentin e jashtëm si dhe gjithashtu rikonstruksionin e ambienteve të interierit të godinës së administrates.

Situata aktuale në oborrin e DRSHTRR Dibër paraqitet me mungesë të ndriçimit, vend qendrimeve për qytetarët dhe kosha për mbeturinat. Plani i sistemimit të sheshit konsiston në krijimin e hapësirave të nevojshme për parkim, qarkullim të mjeteve, këmbësorëve dhe vendeve të qëndrimit dhe pushimit. Gjtihashtu është parashikuar ndriçimi i sheshit me 10 shtylla 7m të larta.

Përsa i përket ambienteve të interierit në katin përdhe ku ndodhen sallat e shërbimeve për Regjistrimin e Mjeteve dhe Lejeve të Drejtimit, do të krijohen dy hyrje tambur. Në ambientet e testimit të drejtuesëve të mjeteve është realizuar një shtesë e cila do të shërbeje për sallën e testimit në të cilën do të akomodohen 19 aplikantë.

GELDTrade.al