Investimet turke në Shqipëri rriten me 81%

Investimet turke në vendin tonë u rritën me 81 % në fund të vitit 2020, krahasuar me një vit më parë.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë në vitin 2020, investimet e huaja turke në Shqipëri kapën vlerën e 94 milionë eurove. Ndërkohë flukset më të larta u regjistruan në 3-mujorin e fundit të vitit 2020, ku investimet turke u rritën me 25 milionë euro.

Sektorët potencial ku dominojnë investitorët turq janë sistemi financiar (banka), industri e rëndë (nxjerrja dhe përpunimi i çeliku), sektori i ndërtimit por edhe në energjetikë.

Turqia është një vend partner i rëndësishëm tregtar ekonomik me Shqipërinë. Gjatë vitit 2020 shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me Turqinë u rritën në mbi 55 miliardë lekë.

Ndërkohë, bashkëpunimi tregtar me Turqinë zë 6.8 % të gjithë vëllimit tregtar që zhvillon Shqipëria me vende të ndryshme të botës.

GELDTrade.al