Nëpërmjet një akti normativ qeveria ka vendosur të ndryshojë përsëri buxhetin më 14 prill të këtij viti duke rritur pritshmëritë për të ardhurat. Sipas aktit normativ shtohen të ardhurat me 2 miliardë lekë dhe pritet që deri në fund të vitit 2021 të blidhen 489,526 miliardë lekë, nga 487,526 miliardë lekë që ishte parashikuar në aktin e parë të buxhetit. Ndërkohë nga buxheti fillestar pritshmëritë për të ardhurat janë rritur me mbi 5 miliardë lekë. Nga ana tjetër janë rritur edhe shpenzimet me 2 miliardë lekë, ndërsa ka mbetur i pandryshuar deficiti buxhetor në nivelin e 108,695 miliardë lekë.
Shtesa prej 2 miliardë lekësh shtohet në fondin rezervë të buxhetit të shtetit është 6 mld lekë nga 4 që ishte. Ky rishikim vjen edhe pas ecurisë pozitive të të ardhurave në tremujorin e parë të vitit 2021 me 4.4 miliardë lekë krahasuar me të njëjtën periudhë të 2020. Për herë të parë buxheti ndryshoi për të financuar procesin elektronik të zgjedhësve, ku u shtua buxheti i KQZ si dhe u rishikua për herë të dytë për të financuar blerjen e vaksinave sinovac.










