Politika monetare kontribuoi me 0.83% në rritjen ekonomike të Shqipërisë

Politika monetare e Bankës së Shqipërisë ka kontribuar mesatarisht me 0.83%  në rritjen ekonomike të Shqipërisë gjatë tre viteve të fundit.

Një analizë e Bankës së Shqipërisë për ndikimin e politikës monetare gjatë katër viteve të fundit vlerëson gjithashtu se ndikimi mesatar në inflacion ka qenë afërsisht 0.7%, ndërsa në kursin e këmbimit me 0.6% .

Efekti i politikës monetare është vlerësuar në normat e interesit në monedhën vendase, mbi kursin nominal të këmbimit; në inflacion.

Efekti pozitiv i politikës monetare në rritjen ekonomike të Shqipërisë, është përcjellë nëpërmjet uljes së normave të interesit dhe kostos së shërbimit të borxheve ekzistuese, si dhe kreditimit të pandërprerë të ekonomisë, me impakt në rritjen e PBB-së.

GELDTrade.al