Vëllimi i aktivitetit ekonomik u rrit me 3 % në tremujorin e fundit të vitit të kaluar

Vëllimi i aktivitetit ekonomik në vend u rrit me 3 % në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, pas tre tremujorësh të njëpasnjëshëm në rënie, nga situata e pandemisë, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.

Sipas BSH-së, rritja ekonomike u mbështet nga zgjerimi i konsumit, investimeve dhe eksporteve, dhe u pasqyrua në përmirësimin e aktiviteteve prodhuese dhe atyre të shërbimeve.

“Të dhënat paraprake për tremujorin e parë të vitit 2021 sinjalizojnë vijimin e gjallërimit të ekonomisë, sikundër paraqitet edhe përmirësimi i besimit të agjentëve ekonomikë, i llogarive fiskale dhe i flukseve tregtare”, thekson BSH-ja.