Totali i aktiveve në sektorin bankar shqiptar, u rrit në 1.6 trilionë lekë  

Totali i aktiveve në sektorin bankar shqiptar u zgjerua më tej në 3-mujorin e parë të këtij viti duke kaluar për herë të parë pragun e 1.6 trilionë lekëve.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, totali i aktiveve arriti në 1.603 trilionë lekë, në fund të muajit mars 2021 duke shënuar një rritje vjetore me 3.5 %.

Vlera e aseteve është zgjeruar me rreth 21 miliardë lekë gjatë këtij viti.

Gjatë tremujorit të parë të këtij viti, rritja është mbështetur kryesisht te letrat me vlerë dhe aktivet e tjera likuide, me rrezik të ulët, ndërsa huaja ka shënuar një rritje më të ngadaltë, fakt që shpjegohet pjesërisht edhe me elementin sezonal.