Tatimet: Plotësimi i deklaratës DIVA, edhe individët që kanë qenë të punësuar në më shumë se 1 punëdhënës

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informoi sot se duhet të plotësojnë

Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA), individët rezidentë dhe jo rezidentë në Republikën e Shqipërisë, të cilët gjatë vitit 2020 kanë realizuar të ardhura, nga të gjitha burimet, brenda dhe jashtë Shqipërisë, në shumën 2 milionë lekë e më tepër.

Detyrimin për dorëzimin e DIVA-s e kanë gjithashtu edhe individët jo rezidentë, të cilët realizojnë të ardhura të tatueshme, me burim në Republikën e Shqipërisë, në shumën 2 milionë lekë e më tepër.

Gjithashtu duhet të deklarojnë DIVA 2020, pavarësisht se totali i të ardhurave të tyre gjatë këtij viti kalendarik është nën 2 milionë lekë, edhe individët rezidentë apo jo rezidentë, të cilët kanë qenë të punësuar në më shumë se 1 punëdhënës.