Kina vazhdon të godasë kriptomonedhat

Çmimi i monedhës ra nën 34,000 dollarë për herë të parë në tre muaj të Mërkurën, pasi Kina vendosi sanksione të reja ndaj kripto-monedhave.

Pekini ndaloi bankat dhe firmat e pagesave që të sigurojnë shërbime në lidhje me transiksionet e kripto-monedhave. Kina gjithashtu paralajmëroi investitorët kundër tregtive spekulative në internet.

Bitcoin vazhdoi të bie për shkak të sanksioneve kineze dhe humbi rreth 10.4% të vlerës së tij. Për më tepër monedha të tjera elektronike si Ethereum dhe Degecoin humbën përkatësisht 22% dhe 24% të vlerës së tyre.

Për momentin firma e vetme në botë që vazhdon të investojë në kripto monedha është ajo e Elon Musk e cila ka akoma më shumë se 1,5 miliardë dollarë amerikanë në formën e kripto-monedhave.