Hapet tenderi për rindërtimin e godinës së bashkisë Vorë

Bashkia e Vorës ka shpallur tenderin për rindërtimin e godinës së bashkisë me një fond limit prej 618 milionë e 868 mijë lek dhe afati për dorëzimin e ofertave është 31 maj 2021.

Sipas njoftimit të publikuar godina ekzistuese e bashkisë është në gjendje jot të mirë për shkak të amortizimit ndër vite si dhe ajo është ndërtesë 3 katesh por e dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019.

Ndërtesa e re do të jetë e përbëre nga 1 kat nëntokë dhe 6 kate mbi toke, ajo është e vendosur përgjatë rrugëve të projektuara në zonën e rindërtimit, duke qenë lehtësisht e aksesueshme për komunitetin.

Objekti i ri është menduar të zhvillohet në 6 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë.