Raporti i kredive me probleme për individët shënoi nivelin 5.47% në fund të muajit prill 2021, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.
Sipas BSH-së, ky tregues shënoi një rritje të lehtë krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë ku ishte në nivelin 5.21%.
Ndërkohë në muajin tetor të vitit 2020 raporti i kredive me probleme arriti nivelin më të lartë në 5.8%, nivel që mund të konsiderohet si piku i efektit të krizës në cilësinë e portofolit të kredisë për individë.
BSH-së, bën të ditur se, në muajt e fundit të vitit 2020, ky raport u ul pranë niveleve aktuale. Aktualisht, ky raport ka zbritur sërish është në nivelin më të ulët që prej gushtit 2020, muaji i fundit i moratoriumit.










