Ushqimet qe duhen shmangur në verë

Temperaturat e nxehta të verës janë dërrmuese në shumë aspekte. Ushqimi është një prej tyre. Vala e të nxehtit ka tendencën të mundë oreksin dhe të shkaktojë një parehati të vazhdueshme. Ekspertët kanë përgatitur një listë me ushqime që ju ndihmojnë ta përballoni këtë situatë përvëluese dhe ushqimet që duhet të shmangni.

Pikë së pari, kur temperaturat nuk dinë të ulen, duhet të pini shumë ujë që të rimëkëmbni nivelin e lëngjeve të humbura nëpërmjet djersës.

USHQIMET QË DUHEN SHMANGUR

Alkoli
Mund të ndiheni të zhgënjyer, por alkoli duhet shmangur. Ndonëse pirja e një gote me verë tingëllon si një zgjidhje e freskët për të kaluar pikun e të nxehtit, e vërteta është që alkoli shkakton dehidratim, veçanërisht gjatë kushteve ekstreme të motit. Alkoli nxit djersitjen dhe urinimin dhe rrjedhimisht dehidratimin.

Mangot
Në të njëjtën mënyrë si alkoli, mango nxit urinimin dhe djersitjen ndaj duhet shmangur në mot të nxehtë. Rrini larg koprës, shpargut dhe argjinares për të njëjtat arsye.

Mishi
Në mot të mirë, dëshira për piknik në natyrë në shoqërinë e zgarës në gjatë fundjavave në jug të vendit rritet, por mishi duhet shmangur në ditë të nxehta. Tretja e proteinave të mishit kërkon shumë energji, rrjedhimisht ka nevojë për një proces që quhet ‘thermogenesis’. Merreni shtruar me mishin, por mos u kurseni me ujin./AgroWeb