Aplikacioni i komunikimit Telegram lançoi ditën e Premte opsionin për të realizuar video telefonata në grup në mobile dhe desktop, diçka e premtuar që prej muajit Prill 2020.
Bisedat zanore në grup në platformë mund të shndërrohet në biseda me video duke klikuar ikonën e kamerës.
Telegram thotë se një numër i pakufizuar përdoruesish mund të marrin pjesë në thirrje vetëm audio por ato video janë të kufizuara në vetëm 30 persona.
CEO i Telegram Pavel Durov kishte thënë në Janar se aplikacioni kishte 500 milionë përdorues aktivë dhe një pjesë e madhe e tyre erdhën nga rivalët si WhatsApp pas miratimin të politikës së re të privatësisë.
Përveç video tirrjeve në grup Telegram solli opsione të reja si reduktim i zhurmave në sfond dhe sfondet e animuara.










