10 aftësitë më të kërkuara për vitin 2022

Sot është shtuar frika që kompanitë mund ta humbasin aftësinë garuese në treg në të ardhmen. Transformimi dixhital është duke e ndryshuar botën në mënyrë dramatike. Jo vetëm jetët tona private, por po aq shumë edhe në atë të biznesit.

Prandaj, nëse punonjësit tuaj i kanë aftësitë e duhura në botën e sotme, mund ta forconi pozitën tuaj në treg dhe të jeni në hap me kohën. Për të qenë në këtë vijë Akademi Pune i ka rënditur një numër të aftësive në të cilat duhet të përqendroheni në të ardhmen, por edhe pse këto aftësi janë kaq të rëndësishme.

Njohuri në shkencën e të dhënave

Mbase e keni dëgjuar thënien e famshme të matematicientit britanez, Clive Humby që “Të dhënat janë vaji i ri”. Shumë njerëz pyesin vetes pse kompanitë si Google, Facebook dhe Amazon janë kaq të fuqishme. Kjo është për dy arsye, e para është sasia e të dhënave që ata zotërojnë dhe, nga ana tjetër, është fuqia punëtore që mund të analizojë dhe interpretojë të dhënat.

Sot është pothuajse e pamundur që të imagjinohet tregu i punës pa analizuesit e të dhënave. Ata janë të kërkuara në pothuajse të gjithë sektorët si në mjekësi, financa, logjistikë dhe shitje online. Puna e tyre është që të mbledhin, të zhvillojnë dhe procesojnë të dhëna, nga kompania ose departamenti në mnëyrë që të jetë një pasqyrë për veprimet e mëtutjeshme.

Inteligjenca artificiale

Nëse “të dhënat janë vaji i ri” atëherë “Inteligjenca Artificiale është elektriciteti i ri”, sipas shkencëtarit të kompjuterit Dr. Andrew Ng. Inteligjenca Artificiale nuk është më një çështje për të cilën flitet në heshtje, por po bëhet gjithnjë e më shumë një çështje më e rëndësishme dhe më e kërkuar pothuajse në të gjitha fushat. Profesionistëve të IA ju duhet një bazë e fortë në “software design, statistika, programim, po aq mirë sa edhe në inxhinieri.

UX dizajn

Rritja e numrit të ueb-faqeve të reja dhe aplikacioneve, rezulton në kërkimin gjithnjë e më në rritje të dizajnerave. Në ditët e sotme, kompanitë po kërkojnë secilën herë e më shumë vëmendjen tonë, duke i dizajnuar produktet e tyre, kështu që shpenzojmë shumë kohë në to. UX dizajnerat dizajnojnë produkte dhe shërbime dixhitale, për t’ua bërë jetët e njerëzve shumë herë më të lehta.

Programimi “blockchain”

Kjo është teknologji që i nënvizon kriptovalutat si bitcoin. Është një sistem i decentralizuar në të cilin informacionet mund të ruhen dhe të shërbejnë si bazë e të dhënave. Këta punonjës duhet të kenë njohuri të thella të strukturës së të dhënave dhe kriptografisë.

Cloud computing

Kompania juaj mbase i përdorë shumë mirë serverët e rrjeteve të distancës si Google drive, dropbox ose iCloud. Këto shërbime dhe produkte po kërkohen shumë jo vetëm për konsumatorët por për të gjitha bizneset. Tri llojet kryesore të tyre janë: SaaS, PasS dhe IaaS.