Nga reklamat më kreative te gabimet më qesharake, marketingu është gjithmonë argëtues me risitë që sjell. Mund të hasim një reklamë dhe me shaka të diskutojmë me miqtë “çfarë ka dashur të thotë autori me këtë?”. Ndërkohë nëse shohim një video të realizuar mirë, informuese e prekëse, krijojmë një pëlqyeshmëri për markën. Diçka që nuk mendohej 10 vite më parë, konsiderohet norma ditët e sotme. Ja 10 kuriozitete e fakte rreth reklamave që nuk ju kishte shkuar mendja.
1. Karriera
Fjala “karrierë” në reklamat e edukimit rrit CTR me 46%. Mesa duket njerëzve i pëlqen të mendojnë për të ardhmen. Që të vegjël, shumë prej nesh kanë ëndrra të lidhura me profesionin: doktore, aktor, mësuese etj. Përfshirja e fjalës karrierë emocionon studentët (ose prindërit që po kërkojnë shkollën e përshtatshme për fëmijët e tyre). Ato duan të dinë më shumë.
2. Vizitat në dyqan
Reklamat native rrisin me 21% mundësinë që një klient të vizitojë fizikisht dyqanin tuaj. Nëse informacioni juaj ka qenë i vlefshëm për ta, lexuesit sigurisht do kenë dëshirë ti shohin nga afër produktet tuaja dhe të mësojnë më shumë, në këtë rast duke ju vizituar në vendndodhjen e dyqanit.
3. Faktorë për CTR
Mënyra më e mirë për të reduktuar stresin e mbingarkesës së punës është duke e nisur ditën me një kafe me miqtë ose kolegët. Kafeja është sociale dhe gjithmonë “in”. Ajo i jep një biznesi një imazh më shoqëror dhe të pëlqyeshëm, si dhe rrit CTR me 376%!
Gjithashtu fjala “shtëpi” e përfshirë në titull rrit CTR me 66%. Shtëpia përfaqëson ngrohtësi dhe ndjesi të këndshme.
5. Sukseset e marketingut dixhital
Nëse një klient ka një eskperiencë të mirë me kompaninë tuaj në rrjete sociale, ato do i thonë mesatarisht 15 vetave. Një numër jo i vogël, sidomos duke menduar që janë “leads cilësorë”.
Ndoshta prandaj 66% e marketierëve besojnë se marketingu dixhital është një nga mediat më të mira dhe të suksesshme.¹ Ai funksionon dhe ka sjellë risi të pa menduara më parë në botën e reklamimit.
7. Ilustrimet
Përdorimi i ilustrimeve rrit klikueshmërinë e një reklamë me 37%. Imazhet e ilustruara pëçojnë më shpejt informacionin te lexuesi, si dhe tërheqin më shumë vëmendje.
8. Vëmendja e vizitorëve
Sipas “Time” vëmendja mesatare e një vizitori është 8 sekonda. Kjo shifër është paska frikësuese, por më e rëndësishmja? Sigurohuni që faqja juaj të hapet sa më shpejt, vëmendja është e limituar në maksimum. Edhe pse personat e interesuar do e lexojnë kontentin cilësor, duhet të përpiqemi ta bëjmë sa më të lehtë dhe jo të bezdisshëm këtë proces.
9. Ushqimi në reklama
Mund të mendoni se ushqimi në vetvete është një shtysë e fortë. Një foto pice e sapo dalë nga furra patjetër që tërheq vëmendje. Në rastin e restoranteve, një reklamë native (sigurisht fotot ndihmojnë!) rrit me 21% shanset që klientët të vijnë dhe të provojnë ushqimet tuaja të shijshme.
10. Njerëz të lumtur
E qeshura të zgjat jetën. Përveç kësaj dhe përfitimeve të panumërta që një jetesë e lumtur e pa shumë strese ka për shëndetin tonë, të qeshurat në foto rrisin CTR me 44%. Ndjesitë e mira na bëjnë të ndihemi edhe ne mirë.
Këto janë disa fakte nga studime shumëvjeçare të audiencave e preferencave të tyre online. Marketingu dixhital ndryshon gjithmonë. Duhet të qëndroni fleksibël për statistika, fakte dhe trende të reja.