104 vjetori i Tiranës kryeqytet, akset ku do kufizohet qarkullimi i mjeteve

Për të shënuar 104 vjetorin e Tiranës kryeqytet, bashkia ka vendosur të organizojë të shtunën një seri aktivitetesh.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Andi Seferi në një intervistë, u shpreh se nga ora 10:00 deri në 22:00 do të bllokohet lëvizja e makinave nga kryqëzimi i rrugës Sami Frashëri me Myslym shyri dhe Reshit Çollaku me Myslym Shyrin.

“Ka disa ditë që Tirana ka filluar të festojë 104 vjetorin e saj ku janë bërë aktivitete të ndryshme. Për sa i përket momentit më kryesor, do fillojë në datën 10 në orën 10:00 në Myslym Shyrin, ku deri në 22:00 do bllokohet nga lëvizja e makinave. Ajo që do doja të sqaroja është se duke nisur nga kryqëzimi i rrugës Sami Frashëri me Myslym shyri dhe Reshit Çollaku me Myslym Shyrin do jetë i bllokuar”, tha Seferi.