Të gjithë kemi nga ato ditët kur veshja/kombinimi na duket detyrë shtëpie që duhet bërë sepse s’kemi zgjidhje tjetër. Çfarë bëhet në të tilla raste? Kthehemi gjithnjë në bazë, tek ajo që s’të zhgënjen, s’të lodh dhe nuk të mërzitet kurrë. Kombinimet e thjeshta, elegante dhe elementet që na duhen përgjithmonë brenda garderobës.
Në vijim do të gjeni shumë ide kombinimesh për t’i veshur nga tani deri në maj.
1. Bluzën më të bukur që keni + xhinse + taka

2. Një fustan xhins + rrip në bel

3. Xhinse + triko e gjatë

4. Pulovër + fund mëndafshi + sandale

5. Kostum + atlete

6. Një fustan vintage nga dollapi i mamit duhet patjetër!

7. Këmishë lino +pantallona të lirshme

8. Luaj me gjithë tonalitetet e bezhës

9. Atlete + fustan-këmishë

10. Xhinset perfekte + T-shirt i bardhë + çantë kashte

11. Xhinse + shall + pardesy + çizme

12. Fustan i trikotuar + rrip në bel

13. Xhaketë xhins + fund lëkure

14. Pantallona të zeza + bluzë cut-out

15. Xhaketë e gjerë + xhinse të zeza

16. Pantallona bezhë + këmishë + triko hedhur krahëve

17. Vathë ekstra + këmishë me printe

18. Fustan i shkurtër + xhaketë

19. Pantallona të gjera+ këmishë + jelek me vija

20. Fustane verorë + çizme cowboy











