3.4 milionë turistë të huaj kanë hyrë në vend për 6 muaj

Në 6 muajit e parë të këtij viti kanë hyrë rreth 3.4 milionë turistë të huaj në territorin shqiptar. Sipas të dhënave të INSTAT në periudhën janar – qershor të vitit 2023 kanë hyrë 33% më shumë turistë të huaj se në gjashtë mujorin e parë të vitit të shkuar, që ishin 2.5 milionë turistë.

Sipas të dhënave të INSTAT në muajin qershor kanë hyrë mbi 1 milion turistë, por rritja është 15% në krahasim me qershorin e viti 2022, që ishin mbi 876 mijë vizitorë.

Në rrugët e mbushura plot me turistë, jo vetëm në zonat bregdetare, por edhe në kryeqytet, shumica e tyre, që janë akomoduar në strukturat turistike, janë gjermanë.

INSTAT bëri të ditur në njoftimin e strukturave akomoduese se 9.1% e vizitorëve jorezidentë ishin nga Gjermania. Shtetasit nga Gjermania ishin të dytët, pas atyre të Kosovës, me 12.7%, më pas renditen italianët me 7.8%, polakët me 3.4% dhe anglezët me 2.9%.

Po veç fluksit të turistëve që kanë hyrë në vendin tonë, edhe numri i shqiptarëve që kanë dalë jashtë shtetit ka ardhur në rritje. Sipas INSTAT në muajin qershor kanë dalë rreth 600 mijë persona duke pësuar një rritje me 15.5% në krahasim me qershorin e vitit të shkuar.

Tur-operatorët thonë se rritja më e madhe e turistëve pritet të shënohet në korrik dhe gusht, ku sipas parashikimeve rritja pritet të jetë 40% më shumë se vitit 2022.