Agjentët e marketing-ut të GeldTrade na shpjegojnë se nuk është e fshehtë tashmë se “content marketingu” (marketingu me anë të përmbajtjes tekstuale dhe vizuale) është një prej mekanizmave më të mirë të konvertimit të konsumatorëve të përgjithshëm në konsumatorë besnik.
Një strategji e përmbajtjes që inkorporon gjëra sikurse mënyra e fuqishme e të rrëfyerit të fenomeneve, integrimi i përmbajtjes dhe dërgimi i mesazheve në formë të targetuar mund të ndihmojnë brendet që të krijojnë një lidhje më afatgjatë me konsumatorin. Dhe, ne e dimë se si strategji të tilla funksionojnë.
Ambientet B2B vs B2C
B2B: 92% nga marketerët B2B shfrytëzojnë ‘content marketingun’ për t’u lidhur me bizneset sipas Institutit të Content Marketingut, duke cituar këtë si “një prej mënyrave më efektive për të promovuar një biznes të ri”.
B2C: marketerët janë pak më të ngadalshëm këtu në përgjithësi. Sipas institutit në fjalë, vetëm 62% e tyre në formë tipike shfrytëzojnë këtë qasje për të fituar punë të reja – por kjo sërish mund të themi se është një shumicë.
Kështu, nëse ne e dimë se “content marketingu” funksionon për format e lartpërmendura, a duhet që të pushojmë dhe të mos provojmë një gjë të tillë pas një dite të kënaqshme biznesore? Apo ka kuptim që të vazhdojmë rritjen, duke ndërtuar relacione dhe duke arritur të fitojmë konsumatorë të rinj?
Edhe nëse nuk arrini që të krijoni konsumatorë të rinj, “content marketingu” përtej të gjitha formave të lartpërmendura të të bërit marketing, do t’iu ndihmojë që të përmirësoni ofertat tuaja dhe do të ndihmojë në forcimin e brendit tuaj online. Dhe teksa kjo mund të jetë një gjë komplekse dhe duhet të zhvillohet vazhdimisht, janë tri hapa kyçe të cilat mund t’iu ndihmojnë në përmirësimin e strategjisë së ‘content marketingut.
Hapi 1: Shikoni ambientin, sfidat dhe rrezikun: në aspektin e statistikave të ‘content marketingut‘.
Disa pika fillestare që do t’iu ndihmojnë:
-Krijoni një arkivë të përmbajtjes që ju mund të caktoni më pas me afate kohore se kur do t’i shfrytëzoni përmbajtjet e caktuara. Kjo do t’iu blejë kohë dhe do t’iu mundësojë që të ballafaqoheni me temat më në trend teksa i parashikoni ose i vështroni ato.
-Caktoni krijues të ‘contentit’ për t’iu ndihmuar me sasinë e përmbajtjes. Nuk është e turpshme që të kërkoni asistencë. Në fakt, 49% e B2C dhe 47% e marketerëve B2B e sigurojnë përmbajtjen nga burime të jashtme (outsource).
-Shfrytëzoni softuerë dhe paisje monitorimi për të matur progresin e ‘content marketingut’. Caktoni statistika të qarta të cilat dëshironi që t’i monitoroni kohë pas kohe, siç është ndërveprimi, shikimet dhe sentimenti.
Hapi 2: Mendoni për relacionin PARA përfitimeve të mundshme.
Hapi 3: Auditoni përmbajtjen tuaj.
A po ja vlen?
Siç po e shihni, realizimi dhe funksionalizimi i një strategjie afatgjate të ‘content marketingut’ merr kohë, mund dhe përkushtim. Nga perspektiva e SEO-s, kompanitë që mbajnë blogje kanë 434% më shumë faqe të ineksuara dhe kjo ndihmon brendet që të renditen sa më lart dhe të krijojnë vizibilietet më të madh.
‘Content marketingu’ po ashtu krijon klientë më të gatshëm për shitje dhe që ndihmon në forcimin e relacionit afatgjatë mes brendit dhe klientit. Bëhuni të mençur dhe rifokusohuni – pasi që kështu mund të vjelni benefitet nga biznesi juaj për një kohë të gjatë.









