Shoqata Shqiptare e Bankave publikoi rezultatet financiare të bankave tregtare për tremujorin e parë të vitit, që konfirmojnë vazhdimësinë e performancës pozitive, që ishte regjistruar edhe vitin e kaluar.
Llogaritur me Standardet Ndërkombëtare te Raportimit Financiar (IFRS), rezultati i 12 bankave ishte pozitiv në vlerën 4.6 miliardë lekë ose rreth 37 milionë euro.
Bankierët shprehen se, rezultati i tremujorit të parë 2021, është shumë afër fitimit prej 4.8 miliardë lekësh të bazuar në raportimin sipas standardeve që kërkon Banka e Shqipërisë.










