4 arsye pse Instagram Reels duhet të jetë pjesë e strategjisë suaj të marketingut

Me natyrën gjithnjë në zhvillim dhe konkurruese midis rrjeteve sociale, ekziston një prirje nga lojtarët më të mëdhenj që sa herë që shfaqet një platformë e re, ata kopjojnë tiparet e reja. Kur TikTok mori vëmendjen gjatë pandemisë përmes përmbajtjes tërheqëse, me video të shkurtra, krijuesit ju drejtuan platformës në mënyrë që të përdornin dhe të përfitonin nga rritja e angazhimit të postimeve të tyre.

Në këtë mënyrë shumë përdorues të Instagram u zhvendosën drejt TikTok, por tani Instagram po bën pothuajse gjithçka që është në fuqinë e tij për t’i rikthyer përdoruesit në platformë, duke përfshirë një nga përditësimet, Reels. Pavarësisht se ekziston për më shumë se 10 muaj, një numër alarmant i përdoruesve të Instagramit ende nuk po përdorin fuqinë e Reels. Thjesht postimi i të njëjtit klip 30 sekondësh si një reels sesa si një video, mund të çojë në më shumë shikime dhe angazhime. Për shembull, reels e ekipeve të NFL marrin 67% më shumë angazhim sesa postimet e tyre të rregullta në video. Nëse nuk po përdorni reels në 2021, këtu janë katër arsye pse duhen përdorur.

Reach

Angazhimi aktual mesatar për postimet në Instagram është më pak se 2 deri në 3%. Le të themi se keni 1.000 ndjekës dhe postoni një video normale në Instagram. Vetëm një numër i vogël i ndjekësve tuaj ka të ngjarë të shohin postimin tuaj. Sikur ta kishit postuar atë video, por si një reel, nuk është e pazakontë të shihet shumë herë më shumë se numri i ndjekësve që keni për shkak të funksionit Explore.

Përmbajtje më tërheqëse

Ne të gjithë po mërzitemi duke parë të njëjtat imazhe herë pas here në Instagram. Krijuesit duhet të zhvillojnë përmbajtjen e tyre për të qëndruar të rëndësishëm, gjë që është kryesore për suksesin e qëndrueshëm në internet. Reels nuk janë vetëm të shpejta, por kur bëhen siç duhet, ato janë tërheqëse, argëtuese dhe vërtet të këndshme për t’u parë.

Shfaq personalitetin tënd të vërtetë

Krijuesit shpesh mendojnë sikur duhet të shfaqen me një personazh tjetër në internet: Profesional në kamera dhe të qetë jashtë kamerës. Deri tani, të gjithë kemi parë reels të dikujt që vallëzon me këngën e tij të preferuar ndërsa tregon me tekst në pjesë të ndryshme të ekranit, lloji i përmbajtjes që nuk ka qenë kurrë në të vërtetë i ekspozuar në të kaluarën.

Kjo mënyrë është e shkëlqyeshme nga perspektiva e marketingut, e cila mund të çojë në më shumë sukses. Shfaqja e personalitetit tuaj të vërtetë përmes këngës dhe vallëzimit është në mënyrë të pashmangshme një pjesë e kulturës së mediave sociale.

Dominoni faqen Explore

Harroni shpenzimet e orëve për të gjetur hashtag-et e duhura për postimet tuaja. Instagram po i favorizon shumë Reels këto kohë, gjë që e ka bërë më të lehtë se kurrë për t’i shfaqur ato në faqen Explore. Pikërisht kjo është diçka që çdo krijues aspiron të bëjë, dhe reels janë sigurisht fuqia juaj më e madhe.

Përfshirja e reels në strategjinë tuaj të marketingut në Instagram është e domosdoshme nëse jeni serioz në lidhje me rritjen e markës suaj dhe praninë në internet. Nëse nuk jeni duke bërë Reels në 2021, duhet të kishin filluar që dje.