4 tendera për Kukësin, të shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik

Konsulentët e konstruksionit të GeldTrade na informojnë se Bashkia e Kukësit vijon me tenderat: 120.6 milionë lekë për 4 projekte.Sipas të dhënave, bëhet fjalë për rikonstruksion dhe rehabilitim rrugësh, me një fond total 120.6 milionë lekë, për të katër projektet. Tenderi i parë përfshin rikualifikimin dhe zgjatimin e shëtitores “Pallati i Kulturës – Turizmi i Ri” dhe ka një fond të vënë në dispozicion 41.6 milionë lekë. Tenderi i dytë përfshin asfaltimin e rrugës në fshatin Bushat, kësaj here më një fond 21.9 milionë lekë. Afati kohor për ekzekutim është 4 muaj, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues. Tenderi i tretë dhe i katërt flasin për rikonstruksionin e rrugës “Malqene” dhe rrugës “Rilindja”, me një fond të vënë në dispozicion, përkatësisht 28.4 milionë lekë dhe 28.7 milionë lekë.