Secila kompani e ka kulturën ndryshe prej tjetrës. Jo të gjithë punonjësit do të përshtaten me të gjitha kompanitë dhe shpesh kjo kuptohet më vonë pasi të jetë punësuar, qoftë nga punëdhënësi, por edhe nga punonjësi vetë. Mund të ketë arsye të ndryshme pse dikush pushohet nga puna dhe jo domosdoshmërisht ai person nuk është punonjës i mirë.
Përshtatja e kulturës mund të mos ketë qenë e duhura
Edhe punonjësit mendojnë që e kanë aftësinë të përshtaten me secilën kulturë të kompanisë, kjo nuk është e vërtetë dhe nuk mund të ndodhë. Për disa kompani të vlerësuar janë atë punonjës që janë shumë të përpiktë në caktimet kohore të detyrave dhe në arritjen në punë e për disa të tjera vlerësohet më shumë krijimtaria dhe fleksibiliteti.
Menaxhmenti mund të mos ketë qenë i duhuri
Disa menaxherë janë jo profesionalë, dembelë, jo etikë ose nuk vlerësojnë si duhet. Kjo do të thotë që jo çdo herë i ka fajet punonjësi të cilin e largojnë nga puna. Andaj, është mirë që të dëgjohet por edhe të besohet arsyeja e largimit nga kandidatët që i intervistoni. E përveç kësaj, edhe të merrni shënime se çfarë nuk duhet të keni parasysh me kandidatët e tjerë!
Ndryshon pozita
Ndonjë nga kandidatë që ka ardhur në intervistë është pushuar nga një punë që ka qenë plotësisht ndryshe nga pozita për të cilën po punësoni. Kjo do të thotë që për punën tuaj ata mund të jenë më të kualifikuar dhe më të mirë. Kandidatë e sinqertë mund të jenë me këmbë në tokë dhe të tregojnë që aftësitë e tyre nuk përshtateshin me pozitën e kaluar, por ato aftësi përshtaten me punën tuaj. Aftësia për t’i pranuar gabimet dhe dobësitë është diçka që zakonisht vlerësohet nga punëdhënësit.
Rrethanat e jetës kanë ndikuar
Në disa raste rrethanat me të cilat na përballë jeta ndërhyjnë edhe në punë. Në performancën e ndonjë punonjësi mund të ndikojnë shumë gjëra. Mbase gjatë asaj kohe dikush në familje është përballur me një sëmundje të rëndë dhe është dashur të kujdeset për të me kohë të plotë. Ose raste të tilla të ngjashme, plotësisht të arsyeshme. Prandaj, është gjithmonë e rëndësishme që gjithmonë të dëgjohet arsyeja nga kandidati, i cili në të kaluarën është larguar nga puna.
Kandidati mbase ka mësuar nga pësimi
Epo, në disa raste asnjëra nga arsyet që u përmenden nuk vlejnë. Punonjësit pushohen pikërisht për shkak të performancës së tyre. Por kjo nuk do të thotë që këta punonjës nuk kanë mësuar nga përvoja. Është pikërisht kjo arsyeja që këta punonjës në punët e ardhshme shkëlqejnë, sepse tashmë e njohin peshën e largimit nga puna, por edhe kanë pasur mjaftueshëm kohë për të reflektuar mbi arsyet e mungesës së produktiviteti nga ana e tyre.
Ata e dinë mirë se për cilat pozita duhet që të aplikojnë dhe cilat kompani përshtaten me të. Dëgjoni me vëmendje se çfarë do të thonë për këtë pjesë në intervistën e punës, vlerësoni se sa është “penduar” për këtë dhe sa është në gjendje që ta përsëritë veprimin!
Kur punonjësi e tregon këtë, është pikë shtesë për të, sepse kjo do të thotë që ai i pranon gabimet që i ka bërë edhe është në gjendje të ndërmarrë veprime për ta ndryshuar gjendjen.