5 mënyra për ta rikthyer besimin në punë

Besimi është ai që e mban të bashkuar kompaninë dhe e bën një kulturë të suksesshme brenda saj. Prandaj, edhe konsiderohet kaq themelor për të krijuar mjedis të lumtur të punës. E kur besimi një herë thyhet atëherë është e vështirë për ta fituar edhe njëherë

Në një kompani ku nxitet komunikimi transparent, motivohen punonjësit, bëhet arritja e qëllimeve, fuqizimi dhe angazhimi i punonjësve, pra në këto vende besimi në punë është parësor. Pa të, asnjëra nga këto e as të tjerat nuk ndodhin.

E nëse për një arsye ose tjetrën keni bërë diçka që ua ka zbehur besimin në vendin tuaj të punës, atëherë mund t’i bëni këto veprime të cilat do të kenë ndikim pozitiv.

Kërkoni falje që keni gënjyer

Nëse besimin që e kanë pasur në ju, e keni thyer sepse keni gënjyer, duhet që ta pranoni që keni gënjyer dhe të kërkoni falje sinqerisht dhe me përulësi. Asnjë zgjedhje tjetër nuk do të ndihmojë në rifitimin e besimit në qoftë se nuk tregoni që jeni të vetëdijshëm për gabimin e bërë.

Nëse dëshironi që ta tregoni edhe arsyen përse keni gënjyer mund ta bëni, por rrezikoni që të dukeni sikur po e justifikoni veten. Nuk ka asnjëherë një arsye të qëndrueshme pse njerëzit gënjejnë në vendin e tyre të punës.

Qëllimi i kërkim faljes është që ta rregulloni formën më të keqe të shkatërrimit të besimit, atë të gënjeshtrës së hapur. Kolegët gjithmonë e dinë, ose mund ta kuptojnë që keni gënjyer, prandaj kolegët e mençur nuk do të të besojnë edhe njëherë. Kështu që, për ta rikthyer besimin duhet kërkim falja dhe ndjenja e fajit njëkohësit. Përndryshe, ç’kuptim do të kishte?

Kërkoni falje për gjërat që nuk i keni menduar

Tregimi i vetëm një pjese të së vërtetës është gjithashtu gënjeshtër. Lënia jashtë e disa detajeve të historisë nuk do të ketë ndikim të mirë tek asnjë koleg. Ata nuk do të besojnë që e tregoni të gjithë historinë dhe do të parashikojnë që edhe në të ardhmen do të tregoni gjëra të lëna përgjysmë. Kolegët do të mendojnë që po bëni përpjekje për t’u çliruar nga ndonjë gënjeshtër.

Vini re përpjekjet dhe dështimet tuaja

Në disa raste nuk do të mundesh ta ndjekësh gjithë rrjedhën e punës, në fund të fundit, je njeri. Por duke e ditur ndikimin e veprimeve tuaj në funksionimin e punës, veçanërisht nëse keni rol drejtues, duhet ta vini re stagnimin tuaj (në mos dështimin). Ndoshta punonjësit ose ndonjë bashkëpunëtor i juaji ka reaguar që veprimet tuaja nuk përputhen me vlerat ose vizionin e kompanisë. Mbase e keni vërejtur edhe vetë.

Por, në çfarëdo forme që e merrni mesazhin, nëse veprimet tuaja janë ndryshe nga pritshmëritë, duhet që t’i keni parasysh pakënaqësitë. Vetëdijesimi është mirë, dhe këtu fillon gjithçka, por është jashtëzakonisht rëndësishme të mendoni sesi do t’i ndryshoni veprimet.

Bëjani me dije këtë bashkëpunëtorëve dhe tregoni që ju e mirëprisni çdo vërejtje që ata tash dhe në të ardhmen, për veprimet tuaja!

Deklarata juaj e sinqertë se si do ta ndryshoni sjelljen, e ndjekur nga përpjekjet e dukshme për të ndryshuar, do të tregojë përkushtimin tuaj për të adoptuar sjelljen e dëshiruar.

Kompensoni për dështimin

Është shumë e lehtë që të devijosh nga parashikimet. Por, duhet ta keni parasysh që zgjerimi i tepërt dhe premtimi i madh i shpërblimeve mund ta dëmtojë rëndë besimin. Nëse si një udhëheqës kërkoni shumë nga punonjësit për t’i plotësuar disa objektiva të cilat janë të pamundura, çfarë do të mund të bëjnë në këtë rast punonjësit? Me parashikime të tilla qiellore punonjësit do të ndihen të kërcënuar me humbjen e mjeteve të tyre të jetesës dhe nuk do të kenë më besim te menaxhmenti, në atë që bën apo thotë. Si do të funksionojë kompania, nëse punonjësit nuk besojnë në udhëheqësit e tyre?!

Pyetja tjetër është se si do ta riktheni besimin? Në të tilla raste vendosni një qëllim të arritshëm për secilën javë që vjen. Duke i plotësuar ato javë pas jave, stafi do të fillojë të besojë përsëri. Pra, rruga më e mirë është të shmangni përfshirjen e vetes ose të organizatës suaj në premtime të tepërta.

Përmbledhje mendimesh rreth rindërtimit të besimit në punë

Besimi në punë shkatërrohet në forma të ndryshme, nuk është vetëm gënjeshtra, gjysmë gënjeshtra, e as vetëm premtimet e pa mbajtura. Por, cilado qofshin arsyet, pranimi i tyre është hapi i parë për përmirësim. Nuk është vetëm dëshira për besim në punë si një qëllim në vetvete, një vend pune në të cilin punonjësit përjetojnë besimin është një vend pune i suksesshëm.

Aty ky ekziston përnjëmend fjala “besim” punonjësit mund të veprojnë me çiltërsi dhe pa hezitim. Provat dhe përpunimi i fjalëve janë të panevojshme pasi punonjësit komunikojnë pa frikë nga hakmarrja. Mendimet nuk mbahen ose monitorohen bazuar në atë se kush është i pranishëm për t’i dëgjuar ato. Prandaj, aty është një mjedis i rehatshëm për inovacion dhe arritje, sepse nuk ekziston frika.