5 mësime marketingu nga Kylie Jenner

Ajo është një prej njerëzve më të shikuar në Snapchat dhe një prej njerëzve më të ndjekur në Instagram, me gati 130 milionë ndjekës thonë konsulentët e marketing-ut të GELDTrade.al. Në moshën 21 vjeçare, Kylie Jenner është miliarderja e parë “self-made” (që arriti këtë status me forcat e veta) në SHBA.

Edhe pse shumë njerëz mund të ngrenë një vetull kur dëgjojnë termin “self-made” (pasi fakti që vjen nga një familje e famshme i ka dhënë një avantazh për të cilin sipërmarrësit vetëm mund të ëndërrojnë,) prapë se prapë ajo ka përdorur influencën dhe burimet e saja për të krijuar një perandori kozmetike që markat më të suksesshme në industrinë e bukurisë kanë punuar me vite ta arrijnë.

Kylie filloi të mprehte aftësitë e saja të sipërmarrëses që kur ishte adoleshente, kur ajo dhe motra e saj, Kendall, debutuan linjën e tyre të parë të tekstilit te quajtur PacSun. Por viti 2015 ishte koha ku Kylie Jenner mori hapin e saj më të madh duke lançuar biznesin kozmetik, Kylie Cosmetics. Ajo debutoi tre lloje “kuti buzësh” të cilat u shitën për një minutë. Që atëherë, marka e saj përfshin grim për sytë, “kylighters” dhe mjete për makeup-in. Kompania e saj tani ka vlerë mbi një miliardë dollarë.

E pëlqejmë ose jo Kylie Jenner, të gjithë mund të mësojmë shumë nga ajo.

  1. Fokusohu në atë që të pëlqen

Kylie ka zbuluar pasionin e saj për modën dhe kozmetikën në një moshë të vogël, dhe këtë dashuri e shndërroi në një kompani miliardë-dollarëshe. Si adoleshente, ajo u ndje keq për buzët e saj pasi dikush i tha që i kishte shumë të vogla.

U obsesionua aq shumë sa që mësoi si të aplikonte buzëkuqin në një mënyrë që i bënte buzët e saj të dukeshin më të plota. Shpenzoi shumë kohë nëpër dyqane, duke parë tutoriale në YouTube, dhe duke pyetur profesionistët e kozmetikës si të krijonte buzët perfekte me anë të makeupit. Në fund, kjo pasiguri u bë edhe inspirimi i saj kryesor për kompaninë që krijoi.

  1. Gjej gjënë e veçantë që ofron vetëm ti

Si anëtarja më e re e familjes Jenner-Kardashian, Kylie mësoi shumë herët që do duhej ta diferenconte veten nga motrat e saj glamoroze. Ajo zgjodhi të vinte në pah kualitetet e saj unike dhe lejoi stilin e saj kreativ të lulëzonte – duke përfshirë stilin e flokëve dhe sigurisht, buzët e saj.

Ajo gjeti vendin e saj në idustri duke mbledhur një numër të madh ndjekësish të devotshëm dhe duke i ofruar një produkt që ata do donin ta blinin. U fut në një treg që e njihte shumë mirë, dhe vazhdon ta ketë gjithë vëmendjen që i duhet.

  1. Merrja më të mirën daljes në publik

Si pjesa tjetër e familjes së saj, Kylie e njeh shumë mirë fuqinë e publicitetit. Nëse na kanë treguar një gjë anëtarët e klanit Kardashian-Jenner, është se ekspozimi – i mirë apo i keq – mund të përdoret në avantazhin tënd, duke përdorur pak kreativitet.

  1. Përdor pikët e tua të forta

Kylie mësoi të shfrytëzonte asetet e saj – sensin e saj të modës dhe bukurisë, pamjen e saj joshëse dhe aftësinë në rrjetet sociale – për të ndërtuar një perandori të bukurisë kur ishte vetëm një adoleshente. Ajo është marka; prjekton “Kylie Cosmetics” në gjithçka që bën.

Por gjithashtu e di shumë mirë që nuk kupton gjithçka në botën e biznesit, kështu që ka kërkuar ndihmë në disa fusha. Ka rrethuar veten me njerëz të cilëve i beson dhe mund të mbështetet tek ta.

Kjo ka mbajtur biznesin e saj të thjeshtë por shumë efikas, që do të thotë se mund të sjellë shumë më shumë të ardhura pa patur nevojë të përballet me problemet e përditshme të udhëheqjes së një biznesi. Kjo e lejon të fokusohet në problemet më të mëdha dhe të mbajë kualitetin e produkteve të saj në nivelin e duhur.

  1. Audienca është kryesorja

Auedienca e Kylie-t përbëhet kryesisht nga ndjekësit që ka në rrjetet sociale – përgjithësisht gra të reja dhe adoleshente – të cilat presin me padurim secilin prej posteve të saj të kuruara që poston. Ajo përdor rrjetet sociale për të shitur produktet e saj, por gjithashtu krijon një kontent i cili do e mbajë audiencën të interesuar.

GELDTrade.al