Printet e verës janë lehtësisht të parashikueshme, por s’mund të themi të njëjtën gjë për ato të vjeshtës! Atmosfera e stinëve të ftohta vjen ndryshe dhe si e tillë, kërkon që printet të jenë në harmoni të plotë me të! Çfarë do të veshim gjatë këtyre muajve?
1. Fustane në formë shalli
Sidomos kur e keni ndarë mendjen që do t’i kombinoni me çizme! Veshja duket dyfish më e shtrenjtë nga ç’është.
2. LEOPARDI
E vetmja që i reziston çdo stine, temperature, atmosfere. Eshtë blerje e zgjuar dhe shumë funksionale.
3. PRINTE LULESH NË STILIN ANTIK
Fustane që janë në një linjë me gjendjen që shkakton vjeshta.
4. KUADRATAT
Kini parasysh t’i kombinoni me një xhaketë oversized!
5. PIKAT
Printi klasik nuk zbret kurrë nga froni, kështu që eksperimentoni mënyra të reja për t’i veshur.