6 gabime që shëmtojnë edhe dizajnin më të bukur brenda shtëpisë

1. Një tryezë e rrëmujshme

Gjëja e parë që të bie në sy kur hyn në kuzhinë është tryeza ku gatuhet. Nëse ka shumë gjëra mbi të dhe tryezë, rrjedhimisht ambienti do të duket i pistë dhe i rrëmujshëm. Eshtë e vështirë ta mbash sipërfaqen e saj të pastër nëse keni me qindra gjëra përreth, prandaj kujdesuni të vendosni gjithçka në vendin e duhur.

2. Hapësira poshtë krevatit 

Ka shumë pluhur aty dhe jo vetëm, prandaj tregohuni 2-fish të vëmendshëm.

3. Bimët e shtëpisë

Sa më të pastra t’i mbani aq më bukur do të duket ambienti ku jetoni. Janë pikërisht këto detaje që bëjnë ndryshimin. Mos harroni të pastroni gjethet nga pluhuri i çdo dite.

4. Aromat e pakëndshme në frigorifer.

Selektoni gjithë ushqimet që nuk duhen më kujdesuni për aromën e tij. Vendosni pak limon nëpër frigorifer ose sodë bukë, për të neutralizuar aromat.

5. Hapësira tek dritarja.

Vendi që mbledh më shumë pluhur, papastërtira, etj. Lyejeni herë pas here dhe kujdesuni ta pastroni.

6. Rroba të hedhura sa andej këndej.

Mund të kesh interierin më të bukur në botë, por nëse nuk ke vend mjaftueshëm për rrobat, ambienti s’do të jetë në lartësinë e duhur. Mos lini asnjë rrobë pa vendosur në vendin e tij.