6 pyetje të zgjuara që duhet t’i bëni vetes në fund të vitit

Fundi i një viti është gjithmonë një mundësi shumë e mirë për të reflektuar. Me afrimin e shpejtë të vitit 2022, tani është koha e duhur për të shqyrtuar çfarë shkoi mirë këtë vit, si dhe për të identifikuar fushat ku ka nevojë për përmirësim.

Nëse doni të reflektoni dhe të bëni një plan se si do të ndryshoni në jetën profesionale ose atë personale, mund të filloni duke bërë disa pyetje të zgjuara lidhur me çfarë funksionoi dhe çfarë nuk funksionoi.

Filloni duke pyetur veten se sa të kënaqur jeni në përgjithësi

Filloni vetëreflektimin me një vlerësim të përgjithshëm të asaj që shkoi mirë këtë vit. Michelle Ebbin, trajnere e zhvillimit personal dhe sipërmarrëse, sugjeron t’i bëni vetes pyetjen e mëposhtme:

Nga 1 deri në 10, sa i kënaqur jam me vitin 2021?

“Nëse ia bëni vetes këtë pyetje, mund krijoni një vështrim të përgjithshëm se sa mirë e keni kaluar vitin dhe mund të identifikoni ato situata specifike që ju kanë prekur thellë”, thotë Ebbin për Apartment Therapy. “Le të themi se i jepni vetes notë n4 nga 10.

Pyeteni veten ‘pse’, në mënyrë që të zbuloni arsyet e mundshme të këtij vlerësimi. A erdhi ai për shkak se ju dështuat në përpjekjet për të realizuar qëllimet tuaja? A ka pasur mundësi të mira që i keni refuzuar apo vendime të këqija që keni marrë?”

Më pas bëhuni më specifik

Pas vlerësimit të pamjes së përgjithshme, mund të bëni pyetje më të fokusuara që lidhen me pjesë të ndryshme të jetës suaj. Psikologu klinik Michael Mazius, PhD, rekomandon të bëni pyetjet e mëposhtme:

A gjeta kohë për të tjerët dhe për veten këtë vit?
A punova në mënyrë produktive, duke balancuar në të njëjtën kohë punën me argëtimin?
A isha duke shijuar ?astin në pjesën më të madhe të kohës?
Si ndihem për marrëdhëniet e mia me njerëzit e mi të dashur?
A i përballova mirë vështirësitë dhe ndryshimet?

“Këto janë pyetje të mira që të gjithë ne duhet t’i marrim parasysh në fund të vitit,por gjithashtu edhe gjatë gjithë vitit. Dhe më e rëndësishmja, nëse përgjigjja për një ose disa prej këtyre pyetjeve sjell shqetësim ose zhgënjim, në vend që të fajësojmë veten, është e rëndësishme që të mendojmë se ku kemi gabuar dhe si të bëhemi më të mirë me veten tonë në vitin e ardhshëm,” thotë Mazius.

Në fund, vini re se si ndiheni ndërsa i bëni vetes këto pyetje:

Ndërsa reflektoni për vitin tuaj, ekziston mundësia që të shfaqen disa ndjenja të pakëndshme. “Vlerësimi i vetes dhe të menduarit për mënyrat se si mund të përmirësoheni, mund të shkaktojë ankth. Kini kujdes me mendjen tuaj – nëse jeni në ankth, ka hapa konkretë që mund të ndërmerren për të gjetur motivimin për t’u angazhuar,” thotë Mazius.

Së pari, gjithmonë merrni frymë thellë. “Kjo praktikë aktivizon sistemin nervor parasimpatik, i cili sjell qetësi te shumica e njerëzve. Merrni frymë thellë për pak ?aste dhe shikoni çfarë ndodh”, thotë Mazius. “Më pas, mos u habisni nëse mendja juaj gjen arsye për ta shmangur këtë detyrë. Neve na pëlqen të ndihemi të sigurt dhe në kontroll. Ky ushtrim mund të shkaktojë reagimin e kundërt. Edhe pse mund të dëshironi ta ndërprisni këtë ushtrim, mos e bëni. Mendoni për rëndësinë që ka vlerësimi i qëllimeve tuaja. Përfitoni nga mundësia që keni për të ecur përpara.”

Së fundmi, mos harroni ta trajtoni veten mirë dhe me durim, teksa hyjmë në vitin 2022. “Çështja kryesore është të jeni të sjellshëm me veten ndërsa përpiqeni për t’u vetë-përmirësuar”, thotë Mazius.