Fermerët dhe sipërmarrësit përmes skemave mbështetëse po rrisin investimet në teknologjitë e reja dhe modernizimin e fermave, si domosdoshmëri e avantazheve konkurruese në tregjet europiane dhe akses në tregjet e sofistikuara.
Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) bën të ditur se janë mbi 100 milionë euro injektim në sektorë të ndryshëm të bujqësisë dhe agropërpunimit dhe vetëm në dy vitet e fundit, rreth 19 milionë euro janë injektim direk në modernizimin e teknologjisë.
Sipas AZHBR-së, përmes programit IPARD, në sektorin e qumështit janë mbështetur 66 investime të reja në asete fizike në 26 bashki të vendit, ku 15 prej tyre janë startup.
Investimet e reja në industrinë e qumështit, kanë shtuar krahas prodhimit edhe numrin e vendeve të reja të punës.
Rreth 2000 vende të reja pune janë hapur, në të gjithë ciklin nga prodhimi i qumështit, te blegtoria në ferma moderne, bën të ditur AZHBR.










