7 aftësi që duhet t’i perfeksiononi brenda vitit për të qenë i suksesshëm!

Gjithçka është në mendjen dhe dorën tuaj! Mjafton të vendosni një qëllim dhe ta ndiqni atë.

1. Leximi i shpejtë

Leximi i shpejtë është procesi që lidhet me njohjen dhe përthithjen e shpejtë të informacionit, të frazave apo fjalive në të njëjtën kohë. Pra ta “përthithni” faqen e librit menjëherë, duke mos u marrë me fjalë individuale.

2. Investim

Investimi lidhet me planifikimin e të ardhmes- dhe cilido prej nesh mund të mësojë 1 ose 2 gjëra prej tij. Të dish të investosh është një nga aftësitë më me vlerë që mund t’i bësh vetes dhuratë.

3. Mëso të luash në një instrument muzikor

Jo vetëm që është ushqim për trurin, por ndihmon shumë trupin fizikisht në shumë aspekte.

4. E folura në publik

Të dish të artikulosh, të ndërveprosh me njerëzit  dhe të perfeksionosh gjuhën e trupit- të gjitha këto aftësi janë thelbësore për këdo që do të jetë i suksesshëm në botën e biznesit dhe jo veten.

5. Produktiviteti: Çfarë do të thotë kjo? 

– Duhet të bëni më shumë me më pak nga koha juaj.

– Shfrytëzojeni kohën më mirë.

-Duhet të dini që mund të merrni më shumë të ardhura nga koha juaj.

– Gjeni kohë për të bërë gjithmonë diçka ndryshe.

-Duhet të gjeni mënyrën për ta kontrolluar kohën si duhet.

6. Të dhënat shkencore

Të gjithë kompanitë sot në botë kërkojnë një skudër të dhënash shkencore për ta mbajtur “gjallë” konkurrencën. Këto të dhëna bëhen gjithnjë e më të rëndësishme me kalimin e kohës.

7. Inteligjenca emocionale

Menaxhimi i emocioneve dhe kuptimi i tyre do t’ju ndihmojë të jeni më të suksesshëm në jetën tuaj personale dhe profesionale.