Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq mirë tani, por e mbani mend sa të lumtur ishit në fillim? Tani ju e gjeni veten në një gjendje të pakënaqësisë në punë.
Pse jeni të pakënaqur në punë? Ka shumë arsye për të qenë të pakënaqur në rolin tuaj të punës dhe është e lehtë t’ua lini fajin njerëzve të tjerë ose gjërave që janë jashtë kontrollit tuaj. Por, cila është arsyeja e vërtetë që nuk jeni të lumtur?
Dhe pse nuk jepni dorëheqjen? Kjo është gjithmonë ideja e parë, apo jo? Nuk ju pëlqen puna juaj, jepni dorëheqjen dhe gjeni një tjetër. Por pas disa punësimesh, ju zbuloni se problemi nuk është të puna. Pa marrë parasysh se çfarë pune bëni, situata është gjithmonë e njëjtë. Edhe sikur kjo punë të ishte puna e ëndrrave tuaja, realiteti i ashpër do t’ju përplaset para syve. Dhe realisht, jo të gjithë mund të braktisim punët tona dhe të mendojmë për punën tonë të ëndrrave. Ne duhet të përballemi me jetën dhe përgjegjësitë.
Në këtë artikull gjeni 8 arsyet kryesore pse njerëzit janë të pakënaqur në punë dhe çfarë duhet të bëjnë në lidhje me të.
Ju e urreni shefin tuaj
Jo të gjithë e pëlqejnë shefin e tyre. Ne të gjithë ëndërrojmë për një shef të përsosur që nuk mikromenaxhon dhe nuk është i paaftë. Por, askush nuk është perfekt, madje as shefi juaj i ëndrrave. Shefi juaj kontrollon mjedisin tuaj të punës, organizon punën, përcakton pozitën tuaj të punës dhe është personi kryesor mbështetës nëse keni një problem. Por, nëse keni një problem me shefin tuaj, është koha të merrni disa përgjegjësi dhe të bëni diçka në lidhje me të. Ju nuk jeni përgjegjës për sjelljen e shefit tuaj, por ju mund të kontrolloni reagimet, veprimet dhe qëndrimin tuaj për të ecur përpara.
Nëse shkoni në zyrë çdo ditë me dëshirën për të urryer shefin tuaj, nuk ka vend për rritje ose ndryshime të rrethanave. Ju duhet të vendosni të gjeni një mënyrë për ta bërë këtë punë. Më poshtë janë 3 gjërat që mund të bëni për t’ju ndihmuar të merrni kontrollin e lumturisë tuaj në punë:
– Diskutoni problemet tuaja me shefin – Gjeni një mënyrë që të punoni së bashku. Bëhuni ekip dhe krijoni një plan në mënyrë që të dy mund të punoni dhe të mos shqetësoni njëri-tjetrin.
– Përmirësoni aftësitë tuaja të komunikimit – Ne të gjithë komunikojmë në mënyra të ndryshme, ju duhet të gjeni një mënyrë për ta parë atë në sy. Zbuloni se si ata komunikojnë dhe mësoni të komunikoni në atë mënyrë që ata t’ju përgjigjen më mirë, sepse ndihen se dëgjohen dhe kuptohen nga ana juaj.
– Bëni hapa përpara – Nëse nuk mund të gjeni gjuhën e përbashkët me shefin tuaj dhe ata vazhdojnë t’ju mbyllin dyert, gjeni një mënyrë për të punuar rreth tyre, që të mos keni nevojë të mbështeteni tek ta. Merrni më shumë përgjegjësi.
Ju urreni kolegët tuaj
Ne të gjithë kemi kolegë që nuk na pëlqejnë, por lumturia jonë varet nga ambienti rreth nesh dhe nëse kalojmë 40+ orë të javës në një mjedis që nuk na bën të lumtur, do të ndihemi të pakënaqur.
Kolegët luajnë një pjesë të madhe në këtë aspekt. Si krijesa sociale, ne dëshirojmë bashkëveprimin shoqëror dhe jemi të detyruar të shoqërohemi me kolegët tanë thjesht ngaqë jemi në të njëjtin ambient. Nëse jemi të rrethuar nga njerëz negativë që nuk na bëjnë të ndihemi mirë me veten, pas kësaj vjen pakënaqësia dhe vetëbesimi bie.
Çfarë mund të bëjmë për këtë? Kemi dy mundësi kur kemi të bëjmë me kolegë të bezdisshëm:
– Ndryshoni qëndrimin tuaj rreth tyre – Kuptoni se gjërat që ju bezdisin nga kolegët tuaj janë thjesht pasqyrim i gjykimit tuaj të brendshëm. Për shembull, ju nuk mund të kontrolloni veprimet e tyre, por ju mund të kontrolloni reagimet tuaja. Në vend që t’u përgjigjeni negativisht atyre, ndryshoni narracionin në një gjykim më pozitiv dhe hiqni dorë nga gjykimet negative.
– Shmangni ata – Disa njerëz janë thjesht të pandreqshëm. Nëse nuk mund t’i ndryshoni ose t’i pranoni për atë që janë, thjesht shmangini ata me çdo kusht. Kërkoni të ndryshoni zyrën nëse është e nevojshme. Nëse po ju shkaktojnë kaq shumë dhimbje dhe stres, gjeni një mënyrë për të mos qëndruar pranë tyre.
Puna juaj nuk është argëtuese ose shpërblyese
Puna juaj nuk do të jetë gjithmonë argëtuese; dhe kur ajo nuk bëhet më shpërblyese, ju do të ndiheni të pakënaqur. Qeniet njerëzore varen prej shpërblimeve dhe argëtimit dhe ne e duam konkurencën. Duke e bërë argëtues dhe shpërblyes ambientin tuaj të punës, do të filloni ta shijoni të shkuarit në punë.
Si mund ta bëni punën tuaj më argëtuese dhe shpërblyese?
– Mund të provoni të krijoni lojëra për veten dhe kolegët tuaj.
– Krijoni një sistem shpërblimesh – Kështu që nëse përmbushni një objektiv apo qëllim, ju mund të pini një kafe ose një shpërblim tjetër.
Ju nuk besoni në punën që po bëni
Kjo është një nga arsyet thelbësore që nuk jeni të kënaqur në një pozicion pune; ju po jetoni jashtë vlerave tuaja thelbësore. Nëse pozicioni juaj i punës nuk përputhet me vlerat tuaja themelore, atëherë do të jeni të pikëlluar.
Mësoni cilat janë vlerat tuaja themelore dhe gjeni një mënyrë që ato të përafrohen me rolin tuaj të punës, duke bërë kështu të ndryshoni motivimin që ju shtyn ta bëni punën tuaj.
Dhe nëse nuk mundeni, ndoshta është koha që të filloni të konsideroni një ndryshim në karrierë në një punë që gjithmonë keni dashur të bëni.
Ju ndiheni sikur keni ngecur në pozicionin tuaj të punës dhe jeni mërzitur
Me punën tuaj nuk po shkoni askund dhe ndiheni sikur po humbi kohën tuaj kot. Ne duam të ndihemi të sigurt, por gjithashtu duam të përparojmë, mërzitemi me të njëjtat gjëra të vjetra, duam sfida dhe gjëra të reja për të bërë. Nëse thjesht po bëni të njëjtën gjë, ditë pas dite, do të ndiheni të pakënaqur, kështu që çfarë mund të bëni në lidhje me të?
– Kërkoni një rritje në detyrë ose sfida të reja nga shefi juaj.
– Gjeni mënyra për ta bërë atë më argëtues dhe emocionuese.
– Shikoni vërdallë për një firmë tjetër.
Ju nuk paguheni sa duhet
Ju nuk po paguheni mjaftueshëm për punën që po bëni dhe kjo po ju bën të ndiheni të pakënaqur, sepse ndërsa po punoni fort ju nuk po vlerësoheni sa duhet. Po të vlerësoheshit mjaftueshëm, nuk do të ndiheshit se nuk po ju paguajnë sa duhet.










