Me shpenzimet që mund të kemi përditë, me çmimet në rritje dhe rrogat që kanë mbetur në vend, duket ndonjëherë e vështirë të kursejmë. Mirëpo e dime se duhet kursyer, në të kundërt nuk do t’i plotësojmë vetes shumë dëshira që mund të kemi. Më poshtë do të gjeni disa ide se si të kurseni pa e kufizuar shumë veten në përditshmërinë tuaj
Mundohu të menaxhosh një buxhet të caktuar për gjithçka, duke hequr mënjanë një pjesë të rrogës si kursim. Mendo sikur këtë pjesë nuk e ke tënden dhe fillo të menaxhosh pjesën e mbetur. Unë do të këshilloja të blije një arkë kursimi, sepse shpesh nga banka mund t’i tërhiqni lehtësisht paratë dhe do ta mbyllni muajin pa asnjë kursim.
Llogariti shpenzimet e tua. Mos bëj shpenzime pa i menduar mirë. Nëse do të kursesh, duhet të mendosh çdo harxhim tëndin përgjatë ditës, madje ta kesh llogaritur paraprakisht se sa do harxhosh dhe për çfarë do ta harxhosh. Lër hapësirë për shpenzime vetëm për gjërat më me rëndësi.
Hap një llogari kursimi. Më sipër të sugjerova një arke kursimi, por mundet edhe të hapësh një llogari kursimi. Shumë persona zgjedhin të mos aplikojnë për kartë debiti për këtë llogari, në mënyrë që edhe po të gjenden keq me të ardhurat, të mos i tërheqin kursimet menjëherë, por të menaxhojnë aq të ardhura sa kanë gjendje.
Shpenzo kohë në llogaritjen e gjithçkaje, ose të paktën në llogaritjen e gjërave më me rëndësi. Nëse dëshiron të kursesh, duhet edhe ta mendosh mirë se për çfarë duhet domosdoshmërisht të shpenzosh. Kjo gjë kërkon kohë, ama duhet ta marrësh përsipër.
Frenoji dëshirat e tua. Mund të duash shumë gjëra, të kalosh pranë dyqaneve dhe të të pëlqejë ndonjë veshje; të kalosh pranë pastiçerive dhe të të pëlqejë ndonjë ëmbëlsirë, ama duhet t’i përmbash dëshirat e tua. Mendo që duhet të kursesh dhe këto nuk janë shpenzime të domosdoshme.
Planifiko vaktet. Mund të duket e çuditshme të kursesh edhe për ushqimin, ama ushqyerja na shpenzon shumë të ardhura përgjatë ditës, ndaj duhet të fillosh të kursesh edhe për ushqimin. Ha shëndetshëm, jo me tepricë dhe pa shpenzuar shumë (por duke mos neglizhuar ushqimin e shëndetshëm dhe higjienën maksimale të përgatitjes së tij).
Për personat e dy ose më shumë punësuar, mundohuni të kurseni për çdo rrogë që merrni. Ndërkohë që dëshiron të kursesh, duhet edhe të japësh maksimumin në punët e tua dhe të mendosh sa mund të kursesh nga rrogat që merr. Mos kurse një shumë totale në muaj, por disa para nga çdo rrogë. Kjo të jep përshtypjen e një kursimi të përballueshëm, krahasuar me një kursim total.
Mbaj parasysh përherë për çfarë po kursen. Edhe nëse tundohesh nga diçka për momentin, mos e hiq asnjëherë nga mendja arsyen e vërtetë se pse po kursen, sepse vetëm kështu mund të nxitesh të mos shpenzosh jashtë planit të përgatitur.