9 destinacionet turistike që duhen vizituar patjetër në dimër!

Shqipëria një vend me pasuri të mëdha natyrore në çdo stinë të vitit. Ndodhemi në dimër,një stinë që të ofron ndjenja të shumta lumturie dhe të fton të jesh pjesë e adrenalinës së turizmit dimëror. Në Shqipëri janë të disa vende që të ofrojnë kushte të mrekullueshme argëtimi në dimër.

Valbona

Lugina e Valbonës në bardhësinë e dimrit merr një pamje përrallore. Ndodhet 25 km larg Bajram Currit. Në Valbonë do të magjepseni nga bardhësia që rri hijshëm mbi natyrën nga lartësia e maleve, e nga zhurma e lumenjve të kristaltë. Bujtinat e shumta të ndërtuar në këtë zonë e kanë kthyer Valbonën në një oaz, çlodhës dhe mikpritës. Përveç natyrës ju mund të shijoni dhe gatimet tradicionale të zonës.

Dardha

Dardha një zonë e bukur natyrore që ndodhet 30 kilometra larg qytetit të Korçës. Dardha ka dhe një pistë për ski ku aty mund të argëtohesh pa fund duke rrëshqitur mbi akullin e formuar. Në këtë stinë ai është ndër fshatrat më të vizituar. Ndërkohë që flokët e dëborës bien, ku ka më mirë se t’i shijosh ato pranë ngrohtësisë  së oxhakut, duke shijuar dhe një gotë verë apo dhe rakinë tradicionale të zonës.

Thethi

Bukuria e natyrës nuk mund të mungoj edhe në Theth, një vend turistik dimëror. Ndodhet në Alpet Shqiptare pranë Bjeshkëve të Namuna.  Si dhe një vend me tradita dhe kultura të shumta, ku nuk mungojnë as gatimet tradicionale.Në Theth mund të organizohen aktivitete të shumta në natyrë si, ngjitjet malore, speleologjia, kajaket në përroin e Thethit, peshkimi sportiv malor, sportet dimërore në shpatet natyrore me borë, biçikleta malore, ski etj.

Shishtaveci

Një zonë e bukur turistike si dhe destinacioni perfekt për të admiruar dhe shijuar dëborën e rënë. Ndodhet 30 kilometra larg Kukësit. Shishtaveci njIhet pë praktikimin e skive, madje aty në muajin shkurt organizohet edhe Kampionati Kombëtar i Skive. Vendi ku nuk mbaron argëtimi në stinën e dimrit.

Dajti

Dajti një vend që frekuentohet nga të gjithë turistët jo vetëm nga banorët e Tiranës. Edhe pse në këtë periudhë në Dajt nuk ka rëne dëborë nuk mund të lëme pa përmendur që ky është një destinacion perfekt për të kaluar një fundjavë të këndshme në këto ditë të ftohta dimri. Aty do të gjeni një park të mirëfilltë aventurash, ku përveç restoranteve panoramike, ecjes në mal mund të përdorni edhe kuajt për të shijuar natyrën. I pozicionuar vetëm 15 min larg nga Tirana, aty ,ind të shijosh gjith pamjet panoramike me teleferik të Tiranë

Voskopoja

Voskopoja ndodhet vetëm 22 km larg Korçës dhe në këtë stinë  është  një ndër më të frekuentuarat. Është një zonë e mirë për praktikimin e skive. Hotelet e shumta përreth zonës me gatimet tradicionale do ju bëjnë ta shijoni më shumë këtë zonë, jo vetëm për natyrën, por dhe për historinë që mbart ky fshat i vogël.

Razma

Razma një nga pikat turistike më të afërta në qytetin e Shkodrës, ku gjithëmon është një alternativë e mirë për t’u vizituar. Është një zonë e denjtë për shfrytëzimin e turizmit dimëror. Edhe pse në Razmë nuk ka një vend të posaçëm për ski aty ke mundësi të tjera argëtimi për të shijuar borën e rënë.

Brezovica

Dimri është një stinë e bukur për të kaluar disa ditë pushimi. Shumë vizitorë shqiptarë por edhe të huaj zgjedhin Brezovicën për t’u argëtuar dhe kënaqur duke bërë ski. Ndodhet në komunën e Shtërpës në Kosovë. Brezovica njihet edhe si vendpushimi dimëror.  Pistat janë të gjëra dhe të ndryshme në strukturë ku mund të argëtoheni me këtë sport të veçantë që j’ua ofron vetëm dimri.  Në Brezovicë gjenden  lokale, restorante dhe hotele për akomodim.

Boga

Ndodhet  mes  maleve të Rugovës. Fshati i Bogës është një prej vendeve më të bukura në Kosovë për të shijuar borën. Ajo gjithashtu ofron shëtitje me teleferik, të cilët gjenden afër shtëpive të bukura prej druri, për të kaluar një fundjavë të këndshme.  Në fshat ndodhet një pistë skish, ku mund të argëtohesh.