Konsulentët e marketing-ut të GELDTrade shpjegojnë se siç e dimë tashmë të gjithë, që një biznes të eci para ka nevojë të krijojë një imazh dhe ta shpërndajë atë. Sot falë zhvillimit të teknologjisë, kjo gjë mund të bëhet nëpërmjet mediave e formave të shumta online. Këtë dukuri, shpesh herë e dëgjojmë që njerëzit i referohen si reklamim, ose herë të tjera si marketing. Madje shumë thonë që është e njëjta gjë, por përse do të ekzistonin dy terminologji të ndryshme për të shprehur të njëjtën gjë?
Mund të themi me bindje që reklamimi dhe marketingu nuk janë e njëjta gjë, edhe pse qëllimi është i njëjti, që është shpërndarje informacioni.
Kur themi që një biznes po reklamohet, kjo gjë nënkupton që ky biznes ka shpenzuar një pjesë të kapitalit të tij kushtuar reklamimit, që mund të bëhet nëpërmjet mediave të shumta, të tipit gazeta, mediat nëpër televizione ose dhe nëpërmjet Ads në rrjete sociale. Sa shpesh mund të kemi hasur dritare të vogla reklamimi për një produkt në veçanti, kur kemi naviguar në rrjetet tona sociale? Pikërisht këto gjëra të përmbledhura bashkë bëjnë atë çfarë ne e njohim si Reklamim.
Por nga ana tjetër kemi termin marketing, dhe nëse reklamimi merrej me vetë produktin, por marketing-ut çfarë i ngelet?- Përgjigja është e thjeshtë, pasi marketing-u përmbledh gjithshka, përfshirë këtu edhe reklamimin. Kur themi që një biznes po i bën marketing një produkti të caktuar, atëherë nënkuptohet që jo vetëm po reklamohet në rrjete sociale apo media, por është krijuar një platformë gjigande, të cilës i është kushtuar më shumë kohë dhe para për ta marketuar atë.
Marketingu është përmbledhje e të gjithë formave të shpërndarjes të informacionit dhe të gjithë përshtypjeve që mund të lë një produkt tek njerëzit. Kurse reklamimi mund te themi që ka këtë si qëllim, por në nivele më të vogla natyrisht.
Kur biznesi vendos të bëjë marketing për diçka të caktuar, siç e thamë, fillimisht reklamon në bazë të formave të caktuara të lartpërmendura. Më pas ai mund të krijojë një website posaçërisht për atë çfarë ai do të marketojë. Gjithashtu mund të organizojë evente, të cilat do të kenë si qëllim promovimin e tij.
Pra themi që marketingu dhe reklamimi shoqërohen gjithmonë bashkë, ndaj për këtë arsye është krijuar edhe ky keqkuptim midis këtyre koncepteve. Por ajo çfarë do të qëndrojë gjithmonë është që asnjëra prej tyre nuk funksionon dot pa njëra-tjetrën. Kështu që nëse keni në plan të nisni një biznes tuajin, ju këshillojmë t’i kushtoni rëndësinë e duhur si reklamimit, ashtu dhe marketingut.









